Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Libani refuzon ekstradimin e Fadi Awlan në Shqipëri, 49 vjeçari vrau me thike vajzën e tij në Tiranë

P
Piranjat13 April 2026, 10:57 · 2 min lexim
Libani refuzon ekstradimin e Fadi Awlan në Shqipëri, 49 vjeçari

Fadi Alwan, 49-vjeçari me origjinë nga Libani që vrau me thikë vajzën e tij, Rayyan Alwan, në Tiranë, nuk do të ekstradohet nga vendi i tij i origjinës.

Ora News ka siguruar një shkresë me datë 18 shtator 2025, përmes së cilës Republika e Libanit ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme se ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Fadi Alwan drejt vendit tonë.

Në të njëjtën shkresë, autoritetet libaneze i kërkojnë Shqipërisë dërgimin e të gjitha veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2025.

Rezulton se 49-vjeçari u ndalua rreth dy muaj pas krimit, më 23 prill të vitit të kaluar.

Pavarësisht akuzës për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, hetuesit ende nuk e kanë të qartë motivin që çoi në kryerjen e krimit.

Sipas të dhënave, Rayyan Alwan kishte ardhur në Tiranë së bashku me babanë e saj përmes aeroportit të Rinasit. Pasi dolën nga terminali, ata morën një apartament me qira përmes Airbnb, në afërsi të rrugës së Kavajës.

Dyshohet se pikërisht në këtë ambient ndodhi krimi, ku Fadi Alwan e goditi disa herë me thikë vajzën e tij, duke e lënë të vdekur në vend, mbi krevatin në dhomën e gjumit.

Pas ngjarjes, ai u largua nga Shqipëria më 22 shkurt 2025, sërish përmes aeroportit të Rinasit, drejt Gjermanisë.

Trupi i pajetë i vajzës u zbulua nga pronarja e apartamentit, e cila pasi trokiti në derë dhe nuk mori përgjigje, hyri brenda dhe konstatoi ngjarjen e rëndë.

Më pas u njoftua policia, e cila përmes kamerave të sigurisë arriti të provojë se autor i vrasjes ishte babai i saj, Fadi Alwan.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.