Një projektligj i propozuar nga ministria e Mjedisit i jep të drejtën ministrit të shpenzojë miliarda lekë pa tendera. Drafti i hedhur për konsultim publik parashikon ngritjen e një fondi kombëtar për mjedisin, i cili do të financoje projektet e privatëve që janë miqësore me mjedisin.
"Fondi kombëtar i mjedisit krijohet në formën e një fondi financiar publik, që mbështet politikën kombëtare të mbrojtjes së mjedisit. Burimet e financimit të Fondit janë buxheti i shtetit, financimet vendase apo të huaja dhe të ardhurat dytësore," thuhet në projektligj.
Por në të njëjtin nen është futur dhe një klauzolë tinëzare me një fjali të vetme, e cila praktikisht e shndërron Fondin Kombëtar të Mjedisit në një xhep ekstrabuxhetor.
"Ky fond nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik,” thuhet në ligj.
Kjo do të thotë se fondi do të shpenzohet pa asnjë garë, por sipas diskrecionit të ministrit. Bëhet fjalë për miliarda lekë.
"Ministria përgjegjëse për mjedisin financon nga fondi kombëtar i miratuar çdo vit projekte të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre fushën e mjedisit. Për realizmin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e mjedisit, skema e financimit mbulon deri në 100% të kostove të miratuara të projektit," thuhet në projektligj.
Personi që do të miratojë projektet e privatëve, të cilat financohen deri në masën 100 për qind, është vetë ministri.
"Miratimi i projekteve dhe veprimtarive në fushën e mjedisit bëhet nga ministri përgjegjës për mjedisin, me propozimin e kolegjiumit, të përbërë nga 5 nëpunës të administratës publike të nivelit të lartë dhe të mesëm, drejtues të strukturave përgjegjëse, që mbulojnë fushën e mjedisit në ministrinë përgjegjëse për mjedisin, të cilët përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin," saktëson projektligji.
Pra ministri i Mjedisit do të miratojë vet projektet, që do të financojë dhe i gjithë Fondi Kombëtar për Mjedisin do të shpenzohet jashtë rregullave që vendos ligji i prokurimeve publike. Kjo do të thotë se Sofjan Japuaj do të shpërndajë dhe shpenzojë para pa asnjë kufizim ligjor tek bizneset që përzgjedh vet, një shteg gjigand abuzimi dhe një shthurje skandaloze e disiplinës buxhetore, që mbron interesin e taksapaguesve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 April17:26
Telashe për mafien One Albania, aksionet e 4iG në pikiatë/ Magyar paralajmëron sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban
Aksionet e kompanisë hungareze 4iG kanë shënuar një rënie të fortë gjatë javëve të fundit, duke humbur mbi 3...
AKTUALITET
24 April17:20
Grabitje dhe trafik droge, si bandat shqiptare po bëjnë ‘kërdinë’ në Londër
Pamjet filmike duket se tregojnë një bandë shqiptare të veshur me kapuc duke filmuar veten në TikTok duke bastisur një ‘sht&...
AKTUALITET
24 April16:26
Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet
Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind.
Vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar ...
AKTUALITET
24 April16:20
Aksident rrugor në Tiranë, plagoset një person
Një aksident rrugor ka ndodhur minutat e fundit në Tiranë, në zonën pranë Presidencës.
Një automjet ka humbur kontrolli...
AKTUALITET
24 April16:05
Historia e çuditshme/ Prokuroria kërkon dy muaj burg për lypësin në Tiranë, pasi policia e kishte urdhëruar të mos lypte
Ylli Berisha, lypës prej 17 vitesh, dyshohet se ka shkelur ligjin dhe krimi që ai ka bërë është lypja. Akuza ka deklaruar gjat&eum...
AKTUALITET
24 April15:53
Lëvizte i armatosur me pistoletë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në qytetin e Sarandës, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë në makinë. ...
AKTUALITET
24 April14:55
VIDEO/ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”- Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Faqe e zezë, kjo është...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku ai është zgjedhur edhe lig...
AKTUALITET
24 April14:52
Makina del në trotuar dhe plagos kalimtaren, pamjet nga aksidenti
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën Ibrahim Rugova pranë Librit Universitar në Tiranë. Një ...
AKTUALITET
24 April14:50
Prindi ngre alarmin: Poster LGBT në shkollën ‘Mësonjëtorja e Parë Shqipe’, kërkohet ndërhyrje urgjente
Një prind nga Korça ka ngritur shqetësim lidhur me vendosjen e një posterin, ku sipas tij konsiderohet mbështetje e komunitetit ...