AKTUALITET

'Ligje vetëm në letër', Hazizaj: Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së

Piranjat Përditësimi i fundit 15 May 2026, 09:12

'Ligje vetëm në letër', Hazizaj: Qeveria lë

Legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe aksesi i tyre në drejtësi, edhe pse shpesh cilësohet si i mirë, në fakt nuk është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Altin Hazizaj, Drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria vuan nga një hendek i thellë mes ligjit në letër dhe realitetit për fëmijët. Ai paralajmëroi se ligjet kyçe të vitit 2017 dhe 2018 për fëmijët dhe të miturit nuk zbatohen siç duhet për shkak të mungesës së investimeve, trajnimeve dhe monitorimit.

Hazizaj përshkroi gjykatat shqiptare si ambiente të papërshtatshme për fëmijët, me “gardhe hekuri” dhe një mentalitet represiv, trashëgimi e periudhës së komunizmit. Ai theksoi gjithashtu mungesën e shërbimeve rehabilituese dhe risocializuese, që rrezikon rikthimin e të miturve në rrugën e krimit.

Eksperti përfundoi duke nënvizuar se përparimet janë minimale dhe kanë ardhur vetëm falë presionit të shoqërisë civile, ndërsa qeveria duhet të vendosë fëmijët realisht në qendër të politikave të saj.

Pjesë nga deklarata:

Çështja e aksesit në drejtësi për fëmijët. Thuajse të gjitha ligjet në Shqipëri, nuk janë në përputhje me standardet e BE-së. Kështu që unë nuk mund të them që Shqipëria ka ligjet më të mira, kur e di që këto ligje nuk përputhen me standardet e BE-së. Dhe këtu mbyllet diskutimi. Parlamenti Europian e ka thënë shumë qartë, raporti i progresit të BE-së e ka thënë shumë qartë.

Marrim rastin, janë dy ligje, ka shumë ligje, por dy ligje kryesore përsa i përket çështjes së fëmijëve dhe të miturve, aksesin në drejtësi. Është Ligji për të Drejtat e Fëmijëve i vitit 2017 dhe Kodi i Drejtësisë për të Mitur i vitit 2018. Të dyja ligjet, pavarësisht se kanë ndryshuar dhe kanë sjellë zhvillime shumë pozitive në aspektin e të drejtave të fëmijëve, të mbrojtjes së fëmijëve dhe të krijimit të një sistemi në tërësi thuajse funksional sepse ka dhe sistemi vetë probleme shumë serioze ajo që ne shikojmë në të vërtetë, dhe s'e lidh thjesht me investimet, e lidh me stafet, e lidh me kualifikimin, e lidh me të gjitha çështjet dhe problemet sistemike që Shqipëria ka, ajo që ne vëmë re është e tillë që ligji në formën ekzistuese, që nuk është më i miri më besoni, ka plot mangësi nuk zbatohet siç duhet.

Pse? Sepse pa diskutim, duke munguar investimet, duke munguar trajnimet, duke munguar kontrolli, siç thotë zonja me të drejtë, duke munguar monitorimi, pa diskutim njerëzit nuk shikojnë ndonjë pasojë edhe kur nuk e zbatojnë ligjin. Ky është problemi i të gjithë legjislacionit në Shqipëri.

Kur vjen çështja e aksesit në drejtësi për të miturit, këtë nuk e them vetëm unë; prej vitesh, që prej asaj që ne konsiderojmë fillimi i demokracisë në Shqipëri e sot e kësaj dite, gjykatat në Shqipëri nuk janë ndërtuar duke patur në mendje fëmijët. Gjykatat në Shqipëri, vetëm shikojeni, se ja ku i keni, se i shikojmë çdo ditë për gjyqet e politikanëve, janë gjykata që të fusin në një gardh prej hekuri, si të ishte një kotec i shëmtuar, domethënë, për qeniet njerëzore. Gjë që është e paimagjinueshme për një sistem demokratik ku funksionon ligji, që njerëzit të futen nëpër kafaze prej metali në mes të gjykatës.

Pse? Sepse mentaliteti i gjykatës, mentaliteti i sistemit të drejtësisë vazhdon të jetë ndëshkues. E kemi parë çdo ditë, thashë, e shikojmë këtë realitet. Tani mendoje ta vendosësh një fëmijë mbrapa këtyre kafazëve. Dhe ne themi që ligji në Shqipëri është ligji më i mirë i mundshëm, kur të vendos mbrapa atyre kafazëve dhe nuk të respekton.

E dyta, gjykatat në Shqipëri nuk kanë gjykata të reja; janë gjykatat e kohës së komunizmit. Gjykata janë ndërtuar për të qenë represive dhe për të shkelur të drejtat e njeriut. Nuk janë ndërtuar me atë sens që po respektojmë të drejtat e njeriut dhe po arrijmë standarde më të larta. Tani mendo të vendosësh një adoleshent, një adoleshente, një fëmijë që mund të shkojë dhe për gjyq për familjen, për të drejtën e vet ose kur prindërit divorcohen, dhe mendoje ta vendosësh atë fëmijë në ato kushte.

Kemi bërë, s'kemi bërë as edhe një gjë të duhur që të arrijmë standardet më kryesore përsa i përket aksesit në drejtësi për fëmijët. Dhe po këtu pastaj ka shumë probleme, sepse nuk dua ta kthej dhe në çështjen e aksesit në drejtësi, që vjen që nga formimi i avokatëve, që nga formimi i prokurorëve, që nga formimi i gjyqtarëve dhe pastaj, kuptohet, kushtet fizike, masat e tjera etj.

Ajo që ka ndodhur që është pozitive është që masat represive, që njëherë e një kohë merrje fëmijën, e fusje në burg dhe i hidhje çelësin edhe ktheheshe në një kriminel të stazhionuar, sot sigurisht ka një tendencë nga sistemi, falë presionit dhe më beso, kjo është për shkak të shoqërisë civile, që prej vitit 2001, fëmijët më së fundi u ndaluan të jetonin në kushte me të rriturit. Dhe është falë shumë organizatave që sot kemi institucione të veçanta.

Ajo që na mungon është që këtyre institucioneve, që janë të mbyllura ose gjysmë të mbyllura se burgje janë në fund të ditës ne nuk kemi krijuar kushte për të rinjtë dhe të rejat, që me apo pa dashjen e tyre hyjnë në atë që konsiderohet konflikt me ligjin, dhe ndërkohë nuk u ofrojmë asnjë bashki kushte për të patur rehabilitim të plotë, që fëmija dhe adoleshenti mos të kthehet përsëri te rruga e krimit, por përkundrazi të shkojë në shkollë, të arsimohet ose të gjejë një punë, të marrë një kurs profesional, shumica falas ose me pagesë shumë të ulët, dhe të gjejë një vend pune që mund të krijojë të ardhura me dinjitet. Pra, nuk mund të themi që legjislacioni në Shqipëri është legjislacion i përkryer.

Në qoftë se nuk investon, këto gjëra asnjëherë s'kanë për t'u realizuar. Prandaj e thashë që në fillim, një qeveri që i vendos fëmijët në qendër, i zgjidh këto probleme. Ne s'i kemi zgjidhur. Ja ku jemi: 36 vjet, e njëjta gjë diskutohet. Ja ku ke fëmijët e rrugës. U vra një fëmijë rruge, dhe janë vrarë shumë të tjerë përpara tyre. Dhe ne prapë diskutojmë; kalon tre ditë, çudia e radhës mbaron dhe i kthehemi prapë kur ndodh aksidenti apo vdekja e radhës e një fëmije.

Ama problemi i fëmijës së rrugës është problem ekzistencial për një shoqëri, jo vetëm për ata fëmijë, por për të gjithë shoqërinë. Një shtet që kërkon të jetë anëtar i Bashkimit Europian nuk i lë fëmijët të shfrytëzohen në mes të qytetit, nuk i lë fare të shfrytëzohen për atë qëllim. Ndërkohë ne kalojmë mes të rrugës, bëjmë sikur japim ndonjë monedhë ose ndonjë ushqim atyre fëmijëve, ndërkohë ata edhe abuzohen seksualisht, edhe shiten, edhe shesin drogë, edhe abuzohen, edhe bëjnë sikur shesin trëndafila ose ndonjë gjë tjetër në rrugët e Tiranës, dhe lypin, kuptohet normalisht.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?