Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar masën “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gazetarja Klodiana Lala e cilësoi vendimin si një rast të pazakontë, duke theksuar se është hera e parë që Gjykata e Lartë ndërhyn drejtpërdrejt në këtë mënyrë për një masë sigurie.
“Gjykata e Lartë do të boshatisë burgjet?”, Bregu kundër lirimit të Karçanajt: Sot u prish një vendim i dhënë nga 6 gjyqtarë
Klodiana Lala: Është vendimi që ne prisnim. Pak ditë më parë, kolegjet e bashkuara unifikuan praktikën e caktimi t të masës së sigurisë. Kjo duhej rregulluar shumë kohë më parë. por përsa kohë nuk ishin prekur zyrtarë të lartë nuk u prek. Ish-drejtoresha e AKSHI iu drejtua Gjykatës së Lartë. Dhe ky është vendimi i parë pas unifikimit të praktikës. Nuk dimë se është arsyetuar vendimi, por ajo është liruar nga masa e arrestit në shtëpi.
Ky vendim vjen fill pas vendimit unifikues. Duhet të kemi parasysh se këto kërkesa për zëvendësim mase sigurie kanë bërë Meta, Berisha, Ilir Beqaj, Lefter Koka, Erion Veliaj, ky është rasti i parë që zbutet masa e sigurisë. Për herë të parë kemi një vendim tip. Karçanaj akuzohet edhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Pra ka ndoshta akuzën më të rëndë. Si është e mundur që më herët Gjykata e Lartë ka kaluar me mospranim rekursi dhe sapo bëri këtë vendim ndryshoi, unë e shoh si një rrugë për t’i hapur rrugë amnistimit.
Zoti Meta e ka në proces një kërkesë të tillë. Kjo e AKSHI-t është ndoshta afera më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë dhe gjykata e lartë shkon dhe e liron. Gjykata duhet të arsyetojë pa ekuivok si e zbuti masën e sigurisë për këtë zonjë. Ky vendim i Gjykatës së Lartë nuk është bërë për hallin e qytetarëve shqiptarë që kanë pasur arrest me burg. Ka pasur masë të tillë edhe për ata që kishin bërë një gardh pa leje.
Por kur vjen puna te zyrtarë të lartë, gjykata e lartë mbyll një sy. E hapi rrugën për t’i liruar. Hap një precedent të rrezikshëm.
"Karçanaj sot doli" - Hoxha: Burgjet janë mbushur me njerëz të zakonshëm, të paprekshmit janë larg qelive
Xhevahir Zhabina: Është precedent i rrezikshëm. Nesër i lind e drejta Ergys Agasit apo të tjerëve. Në këtë prizëm e shoh që është një vendimmarrje shumë e rrezikshme.
Për të mos thënë që zonja Karçanaj ka një akuzë të rëndë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Duhet mbajtur i njëjti standard, nëse kërkon Meta apo Veliaj ndryshim mase.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 May22:26
A ka një garanci që drejtësia s’do shkojë te “peshqit e mëdhenj”, Dervishi: AKSHI, dosja më e rëndë e dekadës
Analisti Lufti Dervishi komentoi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe debatin mbi dosjet që përfshijnë zyrtarë t&...
AKTUALITET
7 May22:21
DEL FOTO/ Ja kush është biznesmeni i ekzekutuar në Sarandë
Në foton e mëposhtme është shtetasi Rexhep Ismaili, 66-vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në ...
AKTUALITET
7 May22:16
Hoxha: Burgjet janë mbushur me njerëz të zakonshëm, të paprekshmit janë larg qelive
Gazetari Artan Hoxha ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, dhe mënyrës që sipas tij, është zbatuar reforma n&e...
AKTUALITET
7 May22:10
Emri/ Atentat me armë zjarri në Sarandë, vritet pronari i karburantit
Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mb...
AKTUALITET
7 May22:06
Vrasja e Sajmir Markjas në Durrës, rrëfimi i të vëllait: Si tentuan institucionet të fshehin ngjarjen
Një ngjarje rëndë është shënuar në 13 prill në Durrës, me pasojë humbjen e jetës së Sajmir Markjas, ...
AKTUALITET
7 May22:04
EMRAT/ Sherri me thika në Nikël, kush janë autorët dhe vëllezërit e plagosur
Një konflikt i çastit në një mobileri në zonën e Niklës në Fushë-Krujë ka degraduar me përdorimin e thi...
AKTUALITET
7 May22:00
Me 300 mijë euro drogë/ Kokaina e pastër dorëzohej në lavazh, arrestohen 3 shqiptarë, njëri sapo ishte liruar
Të gjithë me origjinë shqiptare, njëri banues në Padovë, tjetri në Selvazzano. Korrieri nga Milano ishte pa precedentë p...
AKTUALITET
7 May21:59
Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ Xama: Kompania e Nikolin Jakës ka fituar 44 mln € tendera
Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë u paraqitën me simptoma helmimi pas konsumimit të vaktit t&eum...
AKTUALITET
7 May21:37
VIDEO/ Arrestohen 2 hajdutët shqiptarë në Itali, ja si i kryenin grabitjet
Një operacion i gjerë i Policisë italiane në Salerno ka çuar në arrestimin e dy të rinjve shqiptarë, të dyshuar s...
AKTUALITET
7 May21:38
Sherr në oborrin e mobilerisë në Nikël, qëllohen me thikë dy vëllezër
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte n...