AKTUALITET

Lista me 41 projektligje/ Ja çfarë parashikon bashkëpunimi me opozitën dhe PS-në

Piranjat Përditësimi i fundit 9 September 2026, 15:41
Lista me 41 projektligje/ Ja çfarë parashikon bashkëpunimi me

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimit me opozitën. Ai deklaroi se “Puna jonë në këtë sesion duhet të eci me ritëm tjetër, që kërkon procesin e negociatave. Na ka kërkuar sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike që të marrim nga qeveria listën e të gjitha ligjeve që duhet të miratojmë në këtë sesion. Në fund të kësaj seance, përmes ministres së Marrëdhënieve të Parlamentit, do t’i drejtohet zyrtarisht grupit parlamentar të Partisë Demokratike”.

Kjo kërkesë e opozitës është plotësuar nga Taulant Balla dhe në fund të seancës i është dorëzuar lista e ligjeve që duhen përafruar për anëtarësimin e plotë në BE. Lista ka 41 projektligje të cilat duhet të diskutohen në komisionet parlamentare dhe më pas votohen nga kuvendi për të avancuar me mbylljen e kapitujve.

Kapitulli 13 – Peshkimi dhe Akuakultura

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Ligjin Nr.64/2012 “Për Peshkimin”” – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Kapitulli 7 – Pronësia Intelektuale

Projektligji “Për ndryshime në Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit” (i ndryshuar)” – Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Projektligji “Për disenjot” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për Treguesit Gjeografikë dhe Produktet Artizanale dhe Industriale” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025 “Për markat tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2025 “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Kapitulli 6 – Legjislacioni për shoqëritë tregtare

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, date 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare

Projektligj “Për Bankën e Shqiperisë” – Ministria e Financave

Projektligji “Për krijimin e Këshillit Fiskal” – Ministria e Financave
Kapitulli 4 – Levizja e Lire e Kapitalit

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.133/2013 “Për sistemin e pagesave” – Ministria e Financave

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.55/2020 “Për shërbimet e pagesave” – Ministria e Financave

Projektligji “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave” – Ministria e Financave

Kapitulli 5 – Prokurimi Publik

Projektligj “Për disa shtesa e ndryshime të Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar” – Agjencia e Prokurimit Publik

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” – Ministria e Mbrojtjes
Kapitulli 16 – Tatimet

Projektligji “Për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor” (DAC 1) – Ministria e Financave

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” (DAC2) – Ministria e Financave

Projektligji “Për shkëmbimin automatik të vendimeve tatimore ndërkufitare në avancë dhe Marrëveshjeve të Çmimit në Avancë (MÇA)” (DAC3) – Ministria e Financave

Projektligji “Për shkëmbimin automatik të detyrueshëm të informacionit mbi marrëveshjet ndërkufitare të raportueshme” (DAC 6) – Ministria e Financave

Projektligji “Shkëmbimi automatik i informacionit nga operatorët e platformave digjitale” (DAC7) – Ministria e Financave

Projektligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto asetet” (DAC 8) – Ministria e Financave

Projektligji “Për deklaratën informative të tatimit shtesë dhe shkëmbimin automatik të saj” (DAC9) – Ministria e Financave

Kapitulli 9 – Shërbimet financiare

Projektligji “Për mbikëqyrjen plotësuese të institucioneve të kreditit, ndërmarrjeve të sigurimeve dhe firmave të investimit në një konglomerat financiar” – Ministria e Financave

Projektligji “Për tregjet e kripto-aseteteve” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9662, datë 18.12.2006, “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Financave

Kapitulli 15 – Energjia

Projektligji “Për efiçiencën e energjisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Projektligji “Për përcaktimin e kërkesave për projektimin ekologjik të produkteve me ndikim në energji” (Ekodizajn) – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Kapitulli 14 – Politika e Transportit

Projektligji “Për ndryshimin e Ligjit nr.118/2012 “Për transportin e mallrave të rrezikshme” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligji “Për shërbimet digjitale në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligji “Për masat për të ulur koston e vendosjes së rrjeteve të komunikimit gigabit” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligji “Për bllokimin gjeografik dhe format e tjera të diskriminimit bazuar në kombësinë, vendbanimin ose vendin e themelimit të klientëve brenda tregut të brendshëm” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projetligji “Për rregullat e harmonizuara mbi inteligjencën artificiale” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar” – Ministria e Drejtësisë
Kapitulli 8 – Politika e Konkurrencës

Projektligji për ndryshime në Ligjin nr. 9374/2005 “Për ndihmën shtetërore”, i ndryshuar – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore

Projekligji “Për financimin e partive politike” – Kuvendi

Projektligj “Për donacionet dhe sponsorizimet” – Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin./ Top Channel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?