Mbyllet protesta e 43-të kundër Ramës, qytetarët: Të hënën kallëzim në SPAK ndaj kreut të Policisë
Është mbyllur edhe protesta e 43-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Mijëra qytetarë u mblodhën fillimish...
Është mbyllur edhe protesta e 43-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Mijëra qytetarë u mblodhën fillimish...
Ata ëndërrojnë për Evropën, por rruga është ende e gjatë. Në Shqipëri, 92% e popullsisë mbështet an&...
Policia e Vlorës reagoi pas një sherri me sende të forta në zonën e Syrit të Kaltër, ku një person mbeti i plagosur dh...
Media prestigjioze franceze “Le Temps” i ka kushtuar një artikull të gjerë zhvillimeve politike në Shqipëri, duke u ndalur ...
Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as në seancën plenare të nesërme të Kuvendit. Vendimi u është...
Aktivisti Andi Tepelena ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ku njoftoi një k...
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Sheshin “Skënderbej” në protestën e 43-të kundër qeverisë...
Në javët e para pas pushtimit rus të Ukrainës, qeveritë perëndimore ndërmorën një nga operacionet më të m...
Shkruan nga Tirana Adelheid Wölfl/ Patroni jo vetëm që kontrollon punët e vendit, por edhe ato të kryeqytetit, Tiranës. Meqen&eum...
Nga Ditmir Bushati Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë ...
Pedagogu Gert Metani ka mbajtur një fjalim të fortë përpara protestuesve te Kryeministria, duke ndarë përvojën e tij personale si ish-pjesëtar i forcave RENEA dhe duke denoncuar degradimin e sistemit arsimor, policisë dhe mungesën e hapësirave për fëmijët.
Në nisje të fjalës së tij, ai vlerësoi qëndresën e qytetarëve si rrugën e vetme për ndryshim dhe ngriti alarmin për gjendjen në institucionet arsimore dhe ato të rendit.
“Ju jeni njerëz të lirë të një populli të robëruar! Vetëm nga ju mund të vijë shpëtimi dhe nga kushdo që proteston! Kontributi juaj do e çlirojë Shqipërinë nga kjo kastë e korruptuar! E dini se në Shqipëri policia dekonspiron, universitetet shesin diploma dhe nxjerrin mina me sahat! Nuk bëjnë asnjë studim mbi kuotat që lëshojnë diplomat! Në Shqipëri nuk ka asnjë qytet për studentët, nuk mbështesin kërkimin shkencor dhe ka pedagogë që bëjnë mbi 2 punë sepse nuk kanë dinjitet me pagën që marrin!” u shpreh ai.
Më tej, Metani u ndal te jeta si prind dhe te mungesa e infrastrukturës publike për brezin e ri, duke marrë shembull kryeqytetin.
“Nëse po pyesin kush jam, jam një nga ju, një numër këtu në shesh e do jem deri ditën e fundit! Jam babai i një djali 5 vjeç dhe kam fat ta çoj në teatrin e kukullave që është vetëm një në Shqipëri! Po fëmijët e tjerë si po rriten? Në Shqipëri ka vetëm një pishinë publike! Të gjithë fëmijët që nuk janë aty nuk do shijojnë dot pushimet aty!” denoncoi pedagogu.
Në vijim të fjalës, ai tregoi arsyet se pse u largua nga strukturat elitë të Policisë së Shtetit dhe sesi funksionon aktualisht jeta e tij profesionale.
“Në vitin 2013 nisa akademinë e policisë. 10 mijë persona aplikuan atë kohë. E kuptoni shpresën e madhe që kishin dhe pas fillimit mijëra e braktisën sepse kuptuan qasjen reale të kësaj qeverie. Kam punuar në forcat RENEA dhe kur vjen puna kam ikur me dorëheqje për shkak të mediokritetit dhe drejtuesve analfabetë! Kontribuoj si pedagog në dy universitetet dhe bëj punë të tjera për të siguruar një të ardhme dinjitoze!” deklaroi ai.
Në mbyllje, Metani renditi arsyet kryesore se pse çdo qytetar duhet t’i bashkohet kësaj revolte përpara selisë së qeverisë.
“Kushdo që pyet pse protestohet, protestohet për listat e kriminalizuara me zyrtarë që nuk meritojnë te jenë deputetë e kryetarë, protestohet për kanabizimin e vendit, për talljet e vazhdueshme që çdo zyrtar bën me fondet publike! Unë jam thjesht një numër, jam me ju deri në fund!” përfundoi ai.
Policia e Vlorës reagoi pas një sherri me sende të forta në zonën e Syrit të Kaltër, ku një person mbeti i plagosur dh...
Pjesë e protestës së 43-të ishte dhe një turist nga Suedia. Ai deklaroi se protestuesit janë shumica dhe iu kërkoi të m...
Pedagogu Lush Susaj ka marrë fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, duke bërë një analizë të shifrave të r&e...
Aktivisti Andi Tepelena ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ku njoftoi një k...
Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit për dhunë ...
Një fjalim tejet i ashpër dhe plot revoltë ka tronditur sheshin përpara Kryeministrisë, ku një e moshuar e ardhur enkas nga qyteti...
Trafik i rënduar është krijuar pasditen e kësaj të diele në zonën mbi Kaninë në Vlorë, duke shkaktuar radh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në aksin Tepelenë–Gjirokastër, në afërsi ...
Aleksandër Koçeku, mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kiri...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së ...