Llixhat e Peshkopisë në rrezik?! Banori denoncon me video: Punimet me fadoromë po devijojnë burimin!

Një qytetar nga Peshkopia ka kontaktuar redaksinë e Piranjat News për të shprehur shqetësimin e tij lidhur me punimet që po kryhen pranë burimit të ujit të ngrohtë të llixhave, të cilat ushqejnë të gjithë qytetin.
Sipas denoncimit të banorit, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, në zonën e burimit po punohet me fadroma. Ai thekson se nuk është kundër ndërtimit në përgjithësi, por shpreh frikën se lëvizjet e tokës dhe intervenimet e rënda mund të devijojnë burimin e ujit të ngrohtë.
“Jam qytetar i Peshkopisë dhe nuk e kam çështje personale, por çështje që prek gjithë qytetin. Peshkopia ushqehet nga llixhat dhe problemi është te burimi i ujit të ngrohtë. Po ndërtohet diçka. Jam dakord për ndërtimin, por po punohet me fadroma te burimi. Një lëvizje mund të devijojë burimin dhe Peshkopia humb gjënë më të vlefshme që ka,” thotë banori për Piranjat News.
Ai kërkon që zëri i tij të dëgjohet si mbrojtje e interesit publik dhe të së drejtës së qytetarëve.
Banori ka dërguar video për të verifikuar problemin në terren, ku shihet një fadrom i cili është duke zhvilluar punime.
Piranjat News ftojnë të gjithë qytetarët që hasin problematika të denoncojnë në redaksinë tonë. /Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident i rëndë në aksin Vorë–Fushë-Krujë, dyshohet për një të vdekur

Projekti TID shemb 80 banesa në Durrës, qytetarët të revoltuar: Të shfuqizohet projekti

Zbulohen 55 mijë euro të fshehura te dritat e makinës, mes tyre edhe lekë shqiptare

Del jashtë kontrollit zjarri në Ulëz të Matit, përparon me shpejtësi. Evakuohen disa familje

Përplasjet me policinë gjatë protestës së djeshme, prangosen 15 persona





