AKTUALITET

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City

Piranjat Përditësimi i fundit 10 January 2026, 18:26

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln

Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. Presight Al Ltd Albania Branch u regjistrua në Qendrën kombëtare të Biznesit tre javë më parë me objektivin e vetëm për të realizuar kontratën e majme, e cila ngarkon qytetarët shqiptarë me një barrë 140 milionë dollarë.

"Fushëveprimi i aktivitetit të Degës do të përfshijë të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit të qytetit inteligjent në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: furnizimin me pajisje dhe programe kompjuterike harduer dhe softuer, shërbimet e instalimit dhe zbatimit, dhe shërbimet e mbështetjes dhe mirëmbajtjes," thuhet në ekstraktin e kompanisë.

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln

Projekti Smart City ka një kosto prej 140 milionë dollarësh dhe parashikon ngritjen e një sistemi monitorimi përmes instalimit të rreth 5 mijë kamerave në qytetet më të mëdha të vendit. Paralelisht pjesë e kontratës janë dhe furnizimi i 3 mijë kamerave trupore për punonjësit e policisë së shtetit.

Vetëofrohet Xhemali

Në mars të vitit të kaluar, qeveria shqiptare dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi ka një afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit. Por paratë do të fluturojnë sërish në Abu Dhabi sepse me to do të paguhet kompania Presight për kontratën Smart City.

Pasi Parlamenti miratoi marrëveshjen e huasë, nënshkrimi i kontratës pa tender për realizimin e Smart City-t iu la ministrisë së Brendshme. Qeveria krijoi një grup të posaçëm pune me dy bashkëkryetar për të negociuar kontratën. Njëriu prej tyre ishte zëvendësministri Julian Hodaj, ndërsa bashkëkryetari tjetër ishte shefi i IT-së në policinë e shtetit.

Por këta hezitonin të firmosnin pataten e nxehtë pa tender dhe me kosto marramendëse. Në muajin nëntor, Edi Rama u shfaq i acaruar rrugëve të Romës teksa i bërtiste në telefon Hodajt se pse po e zvarriste mbylljen e kontratës.

Menjëherë pas kthimit të kryeministrit në Shqipëri, Hodaj fluturoi nga posti i zëvendësministrit dhe u zëvendësua me Xhemal Qefalian. Emërimi i Qefaliajt duket se e zhbllokoi ngërçin, teksa në 19 dhjetor ai së bashku me Ilir Prodën vunë firmën mbi kontratën me kompaninë Presight.

"E mori, e hoqi zëvendësministrin, e dhunoi, se kështu i përdor dhe mirë ja i bën. Emëruan Xhemal Qefalian që e firmosi menjëherë. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht që me këtë shkon në burg nesër," deklaroi Arben Ahmetaj në intervistën e para pak ditëve me gazetarin Cim Peka në Syri tv.

140 milionë dollarë për çfarë?

Por çfarë është Smart City? Projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Kompania do të instalojë 2239 kamera ANPR, që bëjnë njohje automatike të targave si dhe 2602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, siç i pati vendosur dikur Sajmir Tahiri, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë.

"Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar," thuhet në relacionin e ligjit për kredinë.

Paralelisht kompania do të ofrojë dhe shërbimet profesionale dhe të mirëmbajtjes për katër vjet.

Sa frëngu pulën

Por si do të shpenzohen në detaje 140 milionë dollarët për realizimin e këtij projekti? Në marrëveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponentët e kostos. Plot 31 milionë dollarë do të paguhen për liçencat e softëare-ve të programeve që do të përdoren. Pajisjet hardëare dhe infrastruktura do të kushtojnë 62 milionë e 400 mijë dollarë.

Tetë milionë dollarë do të shkojnë për shërbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milionë dollarësh është mirëmbajtja për katër vjet. Këto janë të gjitha pa TVSH. Nëse u shtohen dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, kosto totale shkon 140 milionë dollarë.

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln

Komponentet e kostos se Smart City

Ky është një projekt me inflacion kostosh të jashtëzakonshme. Tetë milionë dollarë vetëm shërbime profesionale dhe 62.5 milionë dollarë për të blerë 8 mijë kamera ANPR dhe PTZ. Këto të fundit gjenden lehtësisht në treg me çmime që variojnë nga 500 deri në 1500 dollarë copa.

Por sa herë që nuk ka garë kostot e inflatuara janë të pritshme. Dhe skema është gjithmonë e njëjta. Sulltani jep urdhrin, ndërsa Xhemalkamikazët poshtë firmosin./KAPITALI

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?