Lori Hoxha bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit plot elegancë

Lori Hoxha, drejtuesja e Top Channel është shfaqur për herë të parë në një aktivitet publik pas lindjes së djalit të saj, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj plot elegancë.
Sipërmarrësja dhe drejtuesja e Top Channel mori pjesë në inaugurimin e selisë së Konsullatës së Nderit të Meksikës në Tiranë, ku Ambasadori i Meksikës, Genaro Lozano, zyrtarizoi hapjen e ambienteve të reja.
Në cilësinë e Konsulles së Nderit të Meksikës në Shqipëri, Lori Hoxha ishte në krah të ambasadorit gjatë ceremonisë, e cila u cilësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe shërbimeve konsullore mes Shqipërisë dhe Meksikës.
Përmes një njoftimi, Ambasada e Meksikës bëri të ditur se Konsullata e Nderit në Tiranë tashmë është zyrtarisht në shërbim të qytetarëve, duke e konsideruar hapjen e saj një moment të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Është ndërprerë kontrata me të cilën Rama abuzoi për 13 vite”/ Këlliçi: Njerëzit të lodhur, duan dorëheqjen

Një zjarr i madh përfshin fshatin Pilur në Himarë

Protesta dhe dhuna para Kuvendit/ Komiteti i Helsinkit deklaratë: Të respektohen dhe hetohen garancitë ligjore

“Monologu i Flamingove”/ Rama sherr me Braçen. Deputeti: Emëron anonimë. Kreu i PS: Mbylle gojën, dil jashtë

Prej 3 ditësh, zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë vijon të jetë jashtë kontrollit

I ekzekutoi babanë dhe i plagosi nënën/ Ish-partnerja e Refit Buzit lë spitalin, dërgohet në Komisariat për tu marrë në pyetje

Lotët e nënë Files dhe djalit autik që u goditën me spray në protestë, prekin shqiptarët. Mblidhen 131 mijë dollarë për pak orë në “Gofun...

Refit Buzi u vetvra me armën e krimit/ Policia jep detaje: Nuk ia dolëm të vetëdorëzohej as pas 9 orësh negociata





