Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Lubonja: Pas 52 ditësh protestë duhet të shkohet në zgjedhje të reja dhe largimin e Ramës

P
Piranjat21 July 2026, 20:09 · 2 min lexim
Lubonja: Pas 52 ditësh protestë duhet të shkohet në zgjedhje

Analisti Fatos Lubonja vlerëson se protesta qytetare, e cila ka vijuar për 52 ditë rresht, duhet të finalizohet me zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një lidhje për News24, Lubonja u shpreh se kërkesat e protestuesve nuk mund të negociohen, ndërsa theksoi se lëvizja duhet të ruajë karakterin demokratik dhe gjithëpërfshirës, pa lejuar dominimin e një grupi të vetëm. Sipas tij, protesta përfshin qytetarë dhe grupime me bindje e interesa të ndryshme, ndaj duhet të krijohet një përfaqësim i përbashkët që t'i japë zë të gjithëve.

Lubonja: Kërkesat e protestuesve janë të panegociueshme. Pas gjithë kësaj proteste duhet të shkojmë në zgjedhje dhe secili të shprehet me votë. Nuk jemi këtu për të vendosur një diktaturë të re, por për të zgjidhur një problem që lidhet me demokracinë”, tha Lubonja.

Ai u shpreh gjithashtu në favor të organizimit të një Kuvendi të protestës, por shtoi se ai duhet të shërbejë për përfaqësimin e të gjitha grupimeve dhe jo për përplasje apo përjashtime mes tyre.

“Nuk do të isha kundër mbajtjes së një Kuvendi. Në protestë ka ideologji, interesa dhe grupime të ndryshme. Të gjithë duhet të përfaqësohen. Jam kundër logjikës së përjashtimit dhe të dominimit të një grupi mbi të tjerët. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.