Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie në muajin prill, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Gjatë muajit prill u regjistruan në vend 8,707 automjete, me një tkurrje të lehtë prej 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për periudhën janar-prill në rrugët e vendit janë shtuar gjithsej edhe 30.8 mijë mjete, ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë, të ndikuara nga ecuria e mirë në tre muajt e parë të vitit, me zgjerim prej 8.4%.
Aktorët e tregut pohojnë se frenimi i prillit lidhet me disa faktorë, ku më kryesori ka të bëjë me situatën e krijuar në Ngushticën e Hormuzit, që ka ngadalësuar dhe rritur koston e transportit të mjeteve. Vitet e fundit, pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri po importohen nga Koreja e Jugut dhe së fundmi nga Kina. Për 4 mujorin, nga këto shtete erdhën 13 mijë mjete, ose 42% e totalit. (7,414 nga Koreja e Jugut dhe 5,632 nga Kina).
Mjetet e importuara nga Koreja e Jugut dhe Kina kalonin nga ngushtica e Hormuzit, por tani, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ndjekin rrugë të tjera, që ka rritur me deri në 30% kostot e transportit si rrjedhojë edhe çmimet, duke frenuar si kërkesën ashtu dhe kohën që i duhet një mjeti të arrijë në Shqipëri.
Ndryshimi i rrugëve të transportit ka ndikuar dhe në frenimin e makinave elektrike. Ndërsa në mars u regjistruan për herë të parë 1252 makina elektrike, një nivel rekord historik, në prill regjistrimet ranë në 1191, ndonëse interesi për blerjen e tyre është shtuar, pas rritjes së fortë të çmimeve të karburantit, me naftën që i ka kaluar 200 lekë për litër dhe mbi të gjitha është ndër më të shtrenjtat në Europë (për shkak të barrës së lartë të taksave, që zënë gati gjysmën e çmimit).
Megjithatë, makinat me naftë vijojnë të jenë të preferuarat për përdoruesit shqiptarë të mjeteve, me 53% të regjistrimeve për herë të parë për janar-mars, që përdornin këtë lloj karburanti, ose 16.3 mijë mjete.
Në katër muajt e parë janë regjistruar rreth 4.1 mijë mjete vetëm elektrike, ose 13.5% të totalit. Nga këto, 2830 janë të markës kineze BYD, të ndjekura nga VOLKSWAGEN, me 221 të tilla. Në vend kanë filluar të hyjnë dhe marka të tjera kineze elektrike, si FANG CHENG BAO, me 100 regjistrime për herë të parë dhe WULING, me 96.
Totali i mjeteve që qarkullojnë në vend po rritet vazhdimisht, duke arritur në fund të muajit prill në gati 1.08 milionë, nga të cilat 80.7% ishin autovetura. Kryesimin vijon ta mbajë MERCEDES BENZ, me 17.9% të totalit, e ndjekur nga VOLKSWAGEN, me 16.7%, FORD (7.3%), DAIMLER CHRYSLER (7.2%), AUDI (6.3%), TOYOTA (4.2%), OPEL (3.5%), FIAT (3.3%). Pesha e markave të tjera është më e ulët se 3%.
Marka kineze BYD po rritet me shpejtësi, me 5,524 të tilla në qarkullim deri në fund të prillit, ose 0.5% të totalit. Më shumë se gjysma e tyre (51%) u regjistruan vetëm në katër muajt e parë të këtij viti./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 May08:29
Skandal/ Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Policisë
Rreth 40 studentë të Akademisë së Policisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucio...
AKTUALITET
7 May08:25
U rrëzua aksidentalisht nga ura, mbytet në lumë 60-vjeçari në Devoll
Një 60 vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë. Sipa...
AKTUALITET
7 May07:59
Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rëni...
AKTUALITET
7 May07:49
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.8 lekë, në shitje me 81.8 lekë.
Euro do të blihet me 95.1...
AKTUALITET
7 May07:41
Rrëfimi që Mitrush Kuteli i besoi Mehmet Shehut, zbardhet letra më 1965! Pse shkrimtari i shkroi Kryeministrit
Në librin e të ndjerit profesor Nasho Jorgaqi me titull “Koha e kujtimeve” një hapësi të veçantë zë edhe f...
AKTUALITET
7 May07:15
Rikthehen reshjet e shiut në disa zona, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë alternime vranësira...
AKTUALITET
7 May07:09
Banka Botërore: 23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë
Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit lek USD), sipas të...
AKTUALITET
6 May23:08
Pas Ballukut, Anila Denaj ‘vihet në rresht’, detyroi doganat të ndalin veprimet ndaj Bankers Petroleum
Pasi Belinda Balluku, kreu detyrën e saj, duke bërë eksperten e naftës dhe ligjeve fiskale, tashmë brenda së njëjtës dit...
AKTUALITET
6 May23:04
“Ne themi pse nuk mbrohen nga kërcënimet”, Çipa: Ja dy mungesat më problematike të gazetarëve sot
Gazetari dhe njëkohësisht kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ka analizuar problemet reale, sipas tij, të gazeta...
AKTUALITET
6 May22:44
Qeveria nis shpronësimet e pronave që preken nga ndërtimi i rrugës Kashar-Nyja Vaqarr
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua vendimi për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive t...