Prokurorë të Tiranës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e dy skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Kolumbisë kundër fenomenit të prostitucionit. Marrëveshjet u nënshkruan në muajin prill në Eurojust. Përgjatë vitit 2025, prokurorët shqiptarë kanë qenë pjesë e 27 skuadrave të përbashkëta me vendet e BE-së, por dhe me Kosovën e Maqedoninë e Veriut.
Jo vetëm Prokuroria e Posaçme, por edhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë nisur të krijojnë skuadra të përbashkëta hetimore me shtete të tjera.
Në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se në shtator 2025 Prokuroria e Tiranës ka nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji me një autoritet gjyqësor të Bashkimit Europian, duke hapur rrugën për përfshirjen edhe të prokurorive të zakonshme në mekanizmat e hetimeve të përbashkëta ndërkombëtare.
TIRANA E ELBASANI, HETIME ME KOLUMBINË KUNDËR PROSTITUCIONIT
Gjithashtu, Prokuroritë e Tiranës dhe Elbasanit kanë nënshkruar marrëveshje për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Republikës së Kolumbisë, me fokus hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht prostitucionin. Fenomeni i vajzave nga Amerika Latine që janë punonjëse seksi në Shqipëri është ndjerë kohët e fundit, ndërsa në tetor 2025 u godit në Kolumbi një grup që trafikonte vajza në Shqipëri e Ballkan, një rrjet prostitucioni me miliona euro përfitime.
Praktika e re e skuadrave të përbashkëta synon lehtësimin në kohë reale të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimin e veprimeve hetimore në raste me elementë ndërkombëtarë.
SHQIPËRIA NË 27 SKUADRA TË PËRBASHKËTA HETIMI ME VENDET E BE
Gjatë vitit që kaloi, Shqipëria ka qenë pjesë e disa skuadrave të përbashkëta hetimore në bashkëpunim me vende të Bashkimit Europian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, pastrimit të parave, mashtrimeve kibernetike dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe qenieve njerëzore. Numrin më të lartë të skuadrave aktive e mban SPAK me 26 skuadra hetimore, ndërsa në total Shqipëria ka 27 skuadra të përbashkëta me vendet e BE-së. Mes vendeve jo anëtare Shqipëria renditet ndër më aktivet në rajon në këtë formë bashkëpunimi, pas Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Skuadrat e përbashkëta të prokurorëve shqiptarë nuk janë vetëm me vendet e BE-së, por dhe me autoritetet e shteteve të rajonit të Ballkanit si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe po diskutohet krijimi i skuadrave të para me Serbinë dhe Malin e Zi.
723 LETËRPOROSI JASHTË VENDIT NË 2025, VETËM 24 EKZEKUTOHEN
Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme, në drejtim të bashkëpunimit me jashtë evidentohet edhe ai përmes letërporosive. Gjatë vitit 2025 u janë dërguar autoriteteve të huaja gjyqësore gjithsej 723 kërkesa për ndihmë juridike në kuadër të procedimeve penale të regjistruara në Shqipëri, duke shënuar një rritje prej 34% krahasuar me vitin 2024, kur janë dërguar 539 letërporosi. Nga 723 letërporositë e dërguara jashtë vendit, rezulton të jenë ekzekutuar nga autoritetet e huaja gjithsej 173 letërporosi, ose 23.9%.
Prokuroria që ka pasur më shumë kërkesa për letërporosi ka qenë ajo e Tiranës me 210 raste, e ndjekur nga Durrësi me 87, Shkodra 59, Lezha 47, Kukësi 60, Korça 50, Elbasani 23, Fieri 61 dhe Vlora 65.
Sa i takon ekstradimeve, gjatë vitit 2025 janë trajtuar gjithsej 110 praktika ekstradimi për shqiptarë apo të huaj të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroritë e rretheve, ndërsa kanë përfunduar gjithsej 51.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 May19:16
Aksion blic në burgun e Fushë Krujës/ Vijojnë kontrollet e befasishme, zbarkojnë 10 furgona të forcave speciale
Në burgun e Fushë-Krujës po zhvillohet një aksion i befasishëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Rreth 10 furgona me forca...
AKTUALITET
6 May19:13
U pezullua pas tragjedisë ku humbën jetën dy fëmijë, Hitaj i “pret përfundimisht biletën” kryepolicit të Durrësit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit...
AKTUALITET
6 May18:36
EMRI/ E zuri zetori poshtë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në Divjakë.
Një 57-vjeçar, i id...
AKTUALITET
6 May18:21
Mediat italiane: Pas 4 vitesh në arrati, kapet në Tiranë "bosi i kokainës së Venetos"
Mediat italiane raportojnë se pas katër vitesh në arrati, është arrestuar në Tiranë një 45-vjeçar shqiptar, i d...
AKTUALITET
6 May18:14
Policët në Himarë pa makina shërbimi/ Denoncimi: Detyrohemi të lëvizim me mjetet tona
Një punonjësi i Policisë Himarë ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news se ai dhe kolegët detyrohen të dalin në...
AKTUALITET
6 May17:55
“Shteti të garantojë sigurinë”, thirrja e fortë e protestuesve në Durrës pas vdekjes së dy fëmijëve
Banorët e Durrësit dolën sot në protestë para Bashkisë, pas aksidentit tragjik që u mori jetën dy fëmijëve t...
AKTUALITET
6 May17:33
Bizneset protestë para Bashkisë së Vlorës: Ndaloni shembjet në prag të sezonit turistik
Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, ku kërkojnë një takim me kryetaren B...
AKTUALITET
6 May17:16
“Ishte krejtësisht e zhveshur dhe më kërkoi të bashkohesha me ta”/ Rihapet skandali i “skllavit seksual” në JPMorgan, dy dëshmitarë të rinj dalin para gjykatës
John Pierpont Morgan, bankieri më i njohur amerikan, ishte aq i urryer ndaj publicitetit sa sulmonte fotografët në rrugë me çadrë...
AKTUALITET
6 May17:11
“Ku është drejtësia?”/ Vdekja e dy fëmijëve në Spitallë, ngrihen në protestë banorët e zonës
“Dy jetë të mitura u fikën, ku është drejtësia?”. Kjo është një nga pyetjet e drejtuara ndaj autoritete...
AKTUALITET
6 May16:34
Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj në Vlorë/ Njëri prej tyre në kërkim për kanosje me armë zjarri
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës për shitje të lëndëve narkotike, teksa po lëviznin me makinë në...