Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest...
AKTUALITET

Lushnje/ Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia e Veriut, shkak ishte…

P
Piranjat 8 August 2026, 08:55 · 2 min lexim
Lushnje/ Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia e

Një furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në afërsi të një pikëpushimi për shoferët në Lushnjë, pranë rrugës që të çon në Këmishtaj.

Automjeti po transportonte një ngarkesë me zogj të vegjël të fushës, të cilët po importoheshin nga Maqedonia e Veriut. Drejtuesi i furgonit e ka konstatuar zjarrin vetëm pasi ka dalë nga autostrada dhe ka marrë kthesën në drejtim të Këmishtajt.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e zjarrfikëses së Lushnjës kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, duke ndërhyrë për të shuar flakët që kishin përfshirë kabinën e drejtuesit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, dëmet kanë qenë të mëdha: një pjesë e konsiderueshme e ngarkesës është dëmtuar dhe më shumë se gjysma e zogjve kanë ngordhur.

Sipas vlerësimeve paraprake nga shërbimi zjarrfikës i Lushnjës, dyshohet se zjarri ka startuar si pasojë e një defekti teknik në sistemin e kondicionimit në pjesën e prapme ku mbahej ngarkesa. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.