Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
AKTUALITET

“Ma shkatërrove jetën”/ Detaje tronditëse nga ngjarja në Itali, ja shënimi që la Astrit Koni pasi vrau gruan dhe partnerin e saj

P
Piranjat20 April 2026, 15:54 · 2 min lexim
“Ma shkatërrove jetën”/ Detaje tronditëse nga ngjarja

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin shqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar Astrit Koni vrau me mjet bujqësor brutalisht ish-bashkëshorten e tij, Drita Meçollari dhe partnerin e saj të ri, Bardhok Gega, përpara se të kryente vetëvrasje.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga ngjarja tronditëse, ku raportohet se gjithçka ka shpërthyer nga një xhelozi e pakontrolluar. Koni nuk kishte pranuar ndarjen dhe faktin që ish-gruaja e tij kishte nisur një jetë të re, duke e kthyer konfliktin personal në një tragjedi me pasoja fatale. Trupi i Konit u zbulua fillimisht nga policia rrëzë kullës së kështjellës ku ai punonte si kopshtar, vend nga i cili dyshohet se u hodh për t’i dhënë fund jetës.

Vetëm pak më vonë, u zbuluan edhe trupat e pajetë të dy viktimave të tjera, të hedhur në një hendek pranë një fushe me koshere bletësh. Ky ishte vendi ku Drita Meçollari punonte herë pas herë, sepse pas ndarjes jetonte në Milano me Gegën.

Zbulimi i dyfishtë erdhi nga vëllai i Dritës, i cili, i shqetësuar për mungesën e kontakteve me të për më shumë se 24 orë, u nis në kërkim dhe hasi në skenën tronditëse. Një element kyç është një shënim i lënë nga autori, ku ai shkruante: “Më shkatërrove jetën për 15 vitet e fundit, por tani mbaroi!”, një fjali që hedh dritë mbi gjendjen e tij emocionale dhe motivin e mundshëm.

Çifti kishte dy vajza, njëra jeton në Dubai dhe tjetra në Torino, nga ku mësuan edhe lajmin e kobshëm për humbjen e prindërve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.