6 mandate në krye të FSHF-së/ Armand Duka tërheq mbështetjen për Infantinon për “çështje integriteti”
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...
Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...
Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se ...
Një fazë e sipërme e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX është përplasur me sipërfaqen e Hënës, d...
Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksami...
Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse t...
Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorë...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të lajmit se kompania që ka fituar tenderin për avionë...

Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës, duke akuzuar institucionet shtetërore shqiptare për përjashtim të paligjshëm nga investimi dhe ushtrim presionesh ndaj saj.
Në një deklaratë për mediat, avokati i kompanisë, Arlind Ahmetaj, tha se MABCO, e cila sipas tij zotëron 98% të investimit, është mbajtur jashtë kantierit për një vit, pavarësisht dokumentacionit zyrtar që, sipas tij, e provon këtë situatë.
Ahmetaj deklaroi se më 3 prill 2025 është bërë një tentativë për blerjen e kuotave të investimit, ndërsa shtoi se qeveria është në dijeni të zhvillimeve që, sipas tij, nisën në gusht të vitit 2025. Ai pretendoi gjithashtu se përfaqësuesit e MABCO janë penguar fizikisht të hyjnë në aeroport.
Sipas avokatit, në mars të vitit 2026 kompania kishte ftuar kryeministrin Edi Rama për një vizitë në terminal, por në vend të tij morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët, sipas tij, refuzuan të kryenin inspektimin dhe vizituan vetëm zyrat e kompanisë 2A Group.
Ahmetaj u shpreh se pas rikthimit të normalitetit në VIA, më 26 maj 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ushtroi presione, intimidime dhe ultimatume ndaj kompanisë. Ai shtoi se MABCO ka depozituar 10 kallëzime penale, të cilat, sipas tij, nuk janë shqyrtuar nga organet kompetente.
Avokati theksoi se kompania nuk e konsideron nenin 15.4 si bazë ligjore për anulimin e projektit dhe kërkoi shpjegime për arsyet e mosfinalizimit të punimeve.
Në përfundim, Ahmetaj deklaroi se MABCO do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar, për të mbrojtur të drejtat e saj, duke theksuar se kompania nuk e pranon zgjidhjen e kontratës së koncesionit.
“Autoritetet na kanë përjashtuar në mënyrë të paligjshme nga investimi. Nuk i pranojmë pretendimet e autoritetit kontraktor. Për një vit, MABCO, e cila zotëron 98% të investimit, është mbajtur jashtë kantierit nga institucionet.
Këtë e vërtetojnë 90 shkresa zyrtare. Më 3 prill 2025 u bë një tentativë për blerjen e kuotave të investimit. U krijua artificialisht një debat.
Qeveria e di se çfarë ndodhi në gusht të vitit 2025, kur nisi skenari për këtë investim. MABCO është penguar fizikisht të hyjë në aeroport. Është penguar nga një grup i strukturuar kriminal.
Në mars të vitit 2026 e ftuam kryeministrin Rama për një vizitë në terminal, por në vend të tij erdhën përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët refuzuan të kryenin inspektimin dhe u futën vetëm në zyrat e 2A Group.
Më 26 maj 2026 u rikthye normaliteti në VIA. Menjëherë pas kësaj fitoreje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u angazhua në ushtrimin e presioneve, intimidimeve dhe ultimatumit ndaj nesh.
Janë 10 kallëzime penale të bëra nga MABCO që nuk janë shqyrtuar fare. MABCO ka duruar për një vit padrejtësi. Ky është një skenar i ndërtuar me një rezultat të paracaktuar. Neni 15.4 nuk është licencë për të anuluar projektin.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hesht për arsyet pse puna nuk ka përfunduar. MABCO do të ushtrojë të gjitha të drejtat ligjore në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë. Nuk e pranojmë zgjidhjen e kontratës së koncesionit”, tha mes të tjerash Arlind Ahmetaj, avokat i MABCO.
Ndërkohë Agon Pacolli ka deklaruar se në Aeroportin e Vlorës janë kryer 95% e punimeve. Pacolli ka thënë se puna në aeroport ishte planifikuar të përfundonte brenda 3 javëve.
Po ashtu, Pacolli ka bërë të ditur edhe faturat që sipas tij kompania MACBO ka paguar për vënien në punë të Aeroportit të Vlorës.
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të lajmit se kompania që ka fituar tenderin për avionë...
MABCO Constructions SA zyrtarizoi qëndrimin se do të përdorë mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e investimit t&eum...
Një situatë kritike me zjarret po regjistrohet në masivin pyjor të Drenijës, ku vatrat e flakëve kanë dalë jashtë...
Numri i veprave penale të evidentuara në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2024, por të dhënat e publikuara nga IN...
Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat m...
6 gushti shënon 118-vjetorin e lindjes së gjuhëtarit dhe albanologut, prof. Eqrem Çabej. Çabej lindi me 6 gusht të vitit 19...
Zeqine Çaushi është shfaqur në një foto duke reklamuar rrushin e Roskovecit. Në foto bie në sy, përveç filtra...
Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga au...
Komisariati nr. 5 vijon hetimet për zbardhjen e grabitjes së argjendarisë në Paskuqan. Burime bëjnë me dije se 2 autorët, t...
Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Paskuqan, ku dy persona të maskuar morën nën kërcënimin e arm&e...