Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Magjistarja” kërcënoi gazetaren dhe kameramanin e “Piranjave”, reagon AGSH: Organet ligjzbatuese të nisin hetimet!

P
Piranjat 3 April 2026, 13:11 · 2 min lexim
“Magjistarja” kërcënoi gazetaren dhe kameramanin e

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas kërcënimit të gazetares së emisionit “Piranjat”, Avi Mema dhe kameramanit Nertil Mataj.

Kujtojmë se Piranjat denoncuan rastin e mashtrimit të Elena Demollarit që hiqej si magjistare, pas publikimit të rastit, zonja në fjalë nisi kërcënimet në rrjetet sociale duke publikuar pamje në arkivol të gazetares dhe kameramanit.

AGSH dënon gjuhën kërcënuese dhe përmbajtjen e rëndë të shpërndarë në rrjetet sociale nga shtetasja Elena Demollari ndaj gazetarëve të emisionit “Piranjat”,

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon me forcë gjuhën kërcënuese dhe përmbajtjen e rëndë të shpërndarë në rrjetet sociale nga shtetasja Elena Demollari ndaj gazetarëve të emisionit “Piranjat”, pas publikimit të një investigimi mbi një rast të dyshuar mashtrimi.

Publikimi i imazheve ku gazetarja Avi Mema dhe kameramani Nertil Mataj paraqiten në arkivol, i shoqëruar me mesazhe kërcënuese, përbën një akt të papranueshëm që cenon sigurinë fizike dhe psikologjike të gazetarëve, si dhe përpiqet të frikësojë median për shkak të punës së saj.

AGSH i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin menjëherë masa për të hetuar këtë rast dhe për të garantuar mbrojtjen e gazetarëve të përfshirë.

Në një shoqëri demokratike, gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë dhe të denoncojnë abuzimet pa u përballur me kërcënime apo presione. AGSH qëndron në solidaritet të plotë me ekipin e “Piranjave” dhe do të ndjekë me vëmendje zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.