Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Makina bie në kanal në Lagjen 16 në Durrës, banorët: Mungesa e sinjalistikës po rrezikon shoferët

P
Piranjat18 July 2026, 18:37 · 1 min lexim
Makina bie në kanal në Lagjen 16 në Durrës, banorët:

Një automjet ka rënë në kanalin e ujërave të zeza në Lagjen 16 të Durrësit, duke nxjerrë sërish në pah problematikën e mungesës së sinjalistikës në daljet e autostradës.

Sipas banorëve të zonës, mungesa e tabelave orientuese dhe sinjalistikës rrugore bën që shumë drejtues mjetesh të mos e dallojnë në kohë daljen, duke përfunduar shpesh në kanal.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, duke paralajmëruar se në të kundërt rrezikohen aksidente të tjera në këtë segment rrugor.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.