Makina përfshihet nga flakët në Tiranë, kalimtarët e rastit veprojnë si heronj

Një ngjarje dramatike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Tiranës, ku një automjet është përfshirë papritur nga flakët në mes të rrugës.
Sipas pamjeve bëhet fjalë për një makine e cila është parë të nxjerrë tym dhe flakë nga pjesa e motorit. Ngjarja ka shkaktuar panik të madh jo vetëm te drejtuesi i mjetit, por edhe te kalimtarët e rastit dhe makinat e tjera që udhëtonin në atë aks rrugor.
Në një situatë ku çdo sekondë kishte rëndësi, ajo që ka spikatur ishte reagimi i menjëhershëm i disa kalimtarëve. Ndërsa flakët rriteshin, disa persona janë afruar me guxim duke tentuar të shuajnë zjarrin me mjetet që kishin në dispozicion, kryesisht shishe me ujë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar në njerëz nga ky incident, pasi drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë. Megjithatë, mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Shkaqet e sakta të përfshirjes së mjetit nga flakët nuk dihen ende, por dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik apo në motor. Ky rast tregon edhe një herë rëndësinë e reagimit qytetar dhe solidaritetit në situata emergjente.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tuz, 37-vjeçari shqiptar goditet disa herë me thikë

Alarm në Fier/ Banorët e “Afrim i Ri” përballen me ndërtim të paligjshëm dhe kërcënime, kërkojnë ndërhyrje urgjente

Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, automjeti përfundon jashtë rruge

Dubai, parajsa e brishtë e narkotrafikut shqiptar

U denoncua nga Piranjat pasi ngacmoi seksualisht të miturën, nis procedim penal ndaj 64-vjeçarit

Pas faqes së Kuvendit, hakerohet edhe Posta Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

Familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të ekzekutorit





