Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, automjeti digjet plotësisht

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin mes fshatrave Kuç dhe Qeparo, duke u djegur pothuajse tërësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Himarës, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, automjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur kanë shpërthyer flakët.
Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sapo kanë konstatuar flakët, personat që ndodheshin në automjet kanë dalë menjëherë jashtë, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre.
Lexo edhe
AKTUALITET
"Kush i ndal këta të fortë?"/ Qytetari publikon video nga rruga Lalëz–Maminas

EMRI/ U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë në Itali punëtori shqiptar

Përplasjet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë/ QSUT dhe “Trauma” në njoftim zyrtar: U paraqitën 15 efektivë dhe 4 qytetarë...

Pamje tronditëse nga Podujeva/ I plagosuri tenton të ngrihet, autori me armë në dorë e godet me grushte

AGSH dënon sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës para Parlamentit: Të nisë menjëherë hetimi

U ndaluan gjatë tensioneve në protestën para Kuvendit, 4 protestues do të qëndrojnë sot në qeli

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në Korçë

“Shteti i kapur”/ Lubonja: Në vend të arrestojnë Ramën për korrupsion, ndalojnë protestuesit pse hodhën vezë!





