Makthi i çdo fundjave, trafiku paralizon sërish aksin Tiranë-Elbasan

Edhe kjo fundjavë ka nisur me trafik të rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, një situatë që tashmë është kthyer në një makth të përsëritur për qindra drejtues mjetesh.
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në hyrje të Elbasanit, ndërsa fluksi i lartë i lëvizjeve ka ngadalësuar ndjeshëm qarkullimin.
Ashtu si çdo fundjavë, qindra qytetarë i janë drejtuar zonave turistike, me juglindjen që mbetet një nga destinacionet më të preferuara gjatë ditëve të nxehta të verës.
Në të njëjtën kohë, shumë pushues po zgjedhin të udhëtojnë drejt bregdetit përmes autostradës Tiranë-Elbasan, si alternativë ndaj autostradës Tiranë-Durrës, ku vijojnë punimet.
Situata është rënduar edhe më tej nga kthimi i emigrantëve në vend për pushimet verore, duke rritur ndjeshëm numrin e automjeteve në qarkullim.
Për pasojë, aksi Tiranë-Elbasan vijon të jetë një nga pikat më problematike të qarkullimit gjatë fundjavave, me drejtuesit e mjeteve që përballen me vonesa dhe kolona të gjata trafiku.
Lexo edhe
AKTUALITET
"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë protestë kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

'Flluska e ndërtimit po shfryhet'/ Hoxhaj: Çmimet e apartamenteve kanë nisur të bien nga frika e hetimeve të SPAK

Sot dita e 34 e revoltës për largimin e Edi Ramës, nis grumbullimi i protestuesve

Vangjel Tavo del në përgjimet e dosjes Aruba, trafikantët plan për të rrëmbyer Gjirin e Gramës

Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit!





