Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Mali Olimp, maja më e lartë e Greqisë dhe simbol i mitologjisë së lashtë, është shumë pranë përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kërkesa e Greqisë do të shqyrtohet gjatë mbledhjes së Komitetit të Trashëgimisë Botërore, e cila zhvillohet nga 19 deri më 29 korrik në Seul.
Autoritetet greke synojnë që Olimpi të njihet si një sit i përzier, duke vlerësuar njëkohësisht rëndësinë e tij natyrore dhe kulturore. Përveçse konsiderohet vendbanimi legjendar i Zeusit dhe perëndive të Greqisë së lashtë, masivi malor shquhet për biodiversitetin e pasur, peizazhet unike dhe trashëgiminë historike që ruan.
Procesi i nominimit nisi në vitin 2014, por ekspertët e UNESCO-s kërkuan dokumentacion shtesë për të argumentuar më mirë vlerat universale të zonës. Mes rekomandimeve ka qenë edhe zgjerimi i dosjes me përfshirjen e sitit arkeologjik të Dionit, që ndodhet në rrëzë të malit, për të forcuar rëndësinë historike dhe kulturore të kandidaturës.
Nëse miratohet, Mali Olimp do t’i bashkohet listës së vendeve me vlera të jashtëzakonshme për njerëzimin, duke fituar një status që pritet të rrisë mbrojtjen dhe promovimin e tij në nivel ndërkombëtar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aurela Gaçe flet e përlotur në homazhet për gazetarin e njohur: I kam bërë një premtim Enrikut dhe do ta mbaj

Drejtoresha e Postës ku u vodhën 3mln euro me tre funksione publike - Familjarë të bashkëshortit u arrestuan në dosjen e pronave

Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj, 7 persona të plagosur, mes tyre dy të mitur

Mes dhimbjes së familjarëve dhe kolegëve, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Enrik Mehmeti

Homazhet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, Enrik Mehmeti do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00

DETAJE/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen e tyre

Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar





