“U kapët me presh në duar me Ballukun!”, Bardhi replika me Ballën: Kërkoji falje veteranëve të UÇK-së. Protestuesit të kanë hedhur në kosh!
Protesta që po mbahet prej 31 ditësh është bërë ‘mollë sherri’ në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlam...
Protesta që po mbahet prej 31 ditësh është bërë ‘mollë sherri’ në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlam...
Deputetja Marjana Koçeku, pasi braktisi PS-në, është larguar dhe nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asoocimin. Lajmi u konfir...
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bossit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e shtëpisë së ...
Në 26 nëntor bëhen plot 7 vite nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2029, por përsëri procesi i rindërtimit po ecën ...
Për aq kohë sa Edi Rama ka qenë në pushtet, e madje edhe më herët, flitet që paratë e pista kanë qenë të...
Protestuesit janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit para godinës së Kuvendit, ku pritet të nisë seanca...
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar. Një amerikane...
Ndërsa SHBA feston 250-vjetorin, shumë amerikanë thonë se flamuri kombëtar është kthyer në një simbol për&cc...
Në orët e para të mëngjesit, në provincat e Napolit dhe Avellino-s, oficerët e Karabinierëve nga Komanda Provinciale e Rom&...
Dy persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Pogradec ku mbeti i pla...

Fermerët e fshatit Drithas në Maliq po përballen me një situatë katastrofike këtë sezon, pasi dhjetëra hektarë të mbjellë me misër janë pushtuar nga një dëmtues i rrezikshëm i njohur si "Diabrotica Virgifera" (rrënjëngrënësi). Sipas të dhënave, insekti ka prekur rreth 50 hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme që llogariten nga 30% deri në mbi 70% të prodhimit.
Fermerët tregojnë se infeksioni masiv erdhi si pasojë e përmbytjeve të mëparshme, të cilat lanë pas shumë lagështirë në fusha. Për shkak të kohës së shkurtër, toka nuk arriti të thahej e të merrte diellin e mjaftueshëm para mbjelljes. Sot, larvat e këtij krimbi kanë ngrënë plotësisht rrënjët e bimës, duke bërë që misri të thahet e të bjerë në tokë pa arritur të formojë as kallirin.
Petrit Ymeri, një fermer që ka kultivuar 9 hektarë misër, thotë se ka shpenzuar rreth 1.4 milionë lekë që tashmë i kanë shkuar plotësisht dëm. Njësoj si ai, edhe 77-vjeçarja Bike Ymeri, e cila mban familjen me 17 dynymët e saj të mbjellë, shprehet e dëshpëruar se këtë vit nuk do të vjelë asgjë. Specialistët e bujqësisë kanë shkuar në terren, kanë parë dëmin, kanë ngritur supet dhe... nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje konkrete.
E megjithatë, gjenialiteti i zyrtarëve tanë nuk zhgënjen kurrë. Ndërsa fermerët shohin të thara produktet me të cilat mbajnë frymën e familjes, zyrtarët e Bashkisë Maliq kanë menduar një zgjidhje moderne, thuajse "futuriste" për t'i ardhur në ndihmë bujqësisë: Spërkatjen e arave me dronë teknologjikë!
Por mos u gëzoni para kohe. Ky sugjerim "shkencor" ka një kleçkë të vogël: shteti nuk e ofron këtë shërbim. Ministria dhe strukturat e saj thjesht u sugjerojnë fermerëve të gjejnë kompani private dhe të paguajnë rreth 650 lekë për dynym nga xhepi i tyre. Pra, pasi ke humbur miliona lekë nga përmbytjet dhe insektet, pasi shteti të ka lënë në baltë me kanalet kulluese, zgjidhja që të ofrohet është të bëhesh vetë "pilot" i bizneseve private të spërkatjes fluturuese. Nëse nuk ke para për të paguar dronët e luksit, thjesht ulu dhe shiko se si insektet bëjnë festë mbi mundin tënd.
Bujqësia shqiptare me sa duket ka kaluar në epokën digjitale: shteti bën sehir nga zyrat, insektet hanë nëpër ara, ndërsa fermerëve u mbetet vetëm të shohin qiellin, me shpresën se mos ndonjë dron privat u bën mëshirë.
Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe a...
Procedura e prokurimit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së stacionit he...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në t&eum...
Vetëm katër kompani kanë aplikuar për të përfituar nga rideklarimi i pasqyrave financiare të 3 viteve të fundit me nor...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojn...
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Ibë, në Tiranë, ku jan&eum...
Jonaid Myzyri, në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duket se ka shpërfillur plotësisht presionin e hetime...
Rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, (i cili dyshohet se jetonte në ku...
Një shtetas shqiptar është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine gjatë...
Një qytetar ka shprehur gjithë indinjatën dhe dëshpërimin e tij për situatën në vend, gjatë një interviste t&e...