AKTUALITET

Maliqi kërkon mbledhje urgjente në KQZ për mandatin e Kreshnik Hajdarit: Do ta ndjekim çështjen deri në Kolegj Zgjedhor dhe SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 14 May 2026, 10:05

Maliqi kërkon mbledhje urgjente në KQZ për mandatin e Kreshnik

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie të Kuçovës, Lefter Maliqi, është paraqitur pranë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku ka dorëzuar kërkesën e dytë për mbledhje urgjente lidhur me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Maliqi deklaroi se ai kërkon pavlefshmërinë e mandatit të Hajdarit dhe paralajmëroi se çështja do të ndiqet madje edhe me kallëzime të reja në SPAK.

“Jam pranë KQZ-së me kërkesën e dytë për mbledhje urgjente për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit. Kërkojmë pavlefshmërinë e mandatit të tij, të cilën do ta ndjekim deri në Kolegj Zgjedhor, madje nëse do të ketë pengesa edhe me padi dhe kërkesa të reja në SPAK”, u shpreh Maliqi. Ai shtoi se kanë kërkuar zgjerim të hetimit administrativ dhe që KQZ të marrë informacion të plotë mbi statusin e Hajdarit, si edhe të rivlerësojë dokumentacionin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” lidhur me dënimin penal në Greqi të kryebashkiakut të Kuçovës.

Sipas Maliqit, KQZ duhet të marrë masa për shpalljen e paligjshme të mandatit të Hajdarit. Maliqi akuzoi gjithashtu për zvarritje të procesit, duke thënë se prej më shumë se tre vitesh “është blerë kohë për shkak të ndërhyrjeve oligarkike dhe parave të pista”. Ai kujtoi se opozita kishte kërkuar shkarkimin dhe moskandidimin e Hajdarit që në vitin 2023, ndërsa shtoi se KQZ e kishte kaluar çështjen për hetim të thelluar, por sipas tij, institucioni e mbrojti kryebashkiakun. Sipas Maliqit, më pas çështja u dërgua në KAS, i cili rrëzoi vendimin e KQZ-së.

“Jam pranë KQZ, me kërkesën e dytë për mbledhje urgjente për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës. Kërkojmë pavlefshmërinë e mandatit të tij, të cilin do ta ndjekim deri në Kolegj zgjedhor, madje nëse do të ketë pengesë, me padi, kërkesë të re në SPAK. Kemi kërkuar zgjerim të hetimit administrativ, KQZ dhe të kërkojë informacion për statusin e Hajdarit. Të rivlerësojë dokumentacionin e Koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ për dënimin penal grek për Hajdarin. Të merren masa për shpallje të paligjshme të mandatit të kryetarit të bashkisë. I drejtohemi kryekomisionerit që nëse sot do të paraqitej një kandidat i dënuar me vendim të formës së prerë, a do e lejonit kandidimin e tij? A ju bind sot vendimi penal i SPAK, që dënoi Hajdarin? U bënë mbi 3 vjet që u ble kohë për shkak të ndërhyrjes oligarkike dhe parave të pista. Ju e dini që ne kemi kërkuar shkarkimin dhe moskandimimin e Hajdarit në 2023-in. KQZ e çoi për hetim të thelluar rastin dhe erdhi e njëjta përgjigje, por Komisioni Qendror i mbrojti Hajdarin. Ne e çuam në KAS, që rrëzoi vendimin e KQZ. Bejteje ime është që t’i kthejë votën e lirë qytetarëve të Kuçovës. Këtë betejë do ta fitojmë dhe moralisht e kemi fituar. Qyteti i Kuçovës do të kthehet në kantier ndërtimi. Hajdari është i ikur përfundimisht, por në krye të Kuçovës të vihet një drejtues i denjë. Ligji dhe vetëm ligji do të mbizotërojë në këtë vend!”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?