Mallakastër/ Zjarri në Rriban vijon të jetë aktiv, rrezikon të përhapet drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd

Zjarri në fshatin Rriban të Mallakastrës është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa dhe shtrirje të madhe. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të shtuar për t'u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.
Në terren janë përqendruar forcat e ndërhyrjes në dy drejtime, në Rriban dhe Lofkënd, me qëllim frenimin e avancimit të flakëve.
- 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova;
- 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës;
- 35 punonjës të forcave bashkiake;
- 2 autobote me ujë;
- si dhe pritet t'u bashkohen edhe 35–40 trupa të Forcave të Armatosura.
Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e vatrës dhe intensiteti i flakëve e bëjnë tepër të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore.
Për këtë arsye, vlerësohet si e domosdoshme ndërhyrja nga ajri për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Opinionistja "skiftere" u la e lirë, rikthehet fuqishëm në ‘punë’: I “bën gol” 5 mijë euro një Exchange në Vlorë!

Qeveria nis anulimin e koncesionit të aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli dhe “kërcënon” me Arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do...

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror, shkak zgjerimi i mbikalimit të Rinasit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Aksident tragjik/ “Audi” del nga rruga, humb jetën shoferi, plagosen tre të tjerë

Jo vetëm të BE, turizmi po rrit dhe bujqësinë e fqinjëve, zgjerohen importet e ushqimeve nga rajoni

Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

Temperatura deri në 41 gradë, mësoni parashikimin e motit për sot





