AKTUALITET

“Marr armë nga Sudani”/ Çfarë fshihet pas përgjimit të Ron Yeffet?

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 14:03

“Marr armë nga Sudani”/ Çfarë fshihet pas

Audio-përgjimi i Ron Yeffet i publikuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerr në pah një skandal në Shqipëri se si janë kontrolluar dhe licencuar aktivitetet e kompanive që operojnë në industrinë e mbrojtjes. Ron Yeffet është biznesmeni amerikano-izraelit, i përshkruar si i afërt me kryeministrin Edi Rama, i cili që nga prilli 2025 është përfshirë në industrinë e armatimit në Shqipëri.

Ai mban 49% të aksioneve të kompanisë "Timak", e cila me kompaninë shtetërore "Kayo" ka krijuar "Timak Defence" për prodhim/përshtatje automjetesh ushtarake dhe sisteme armatimi. Por Yeffet ka pranuar me gojën e tij në audio-përgjim se armët i merr nga Sudani dhe më pas i paketon në vendin tonë. 

"Qeveria e ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëhen," ka thënë Yeffet në përgjim.

Por si vijnë armët nga Sudani? Kush i prodhon?

Strukturat kryesore të Sudanit për armatime janë Defense Industries System (DIS) dhe GIAD, të cilat janë objekt sanksionesh nga SHBA-ja, BE-ja si dhe OKB-ja. Të dyja këto kompani janë të lidhura ngushtë me Forcat e Armatosura Sudaneze, të cilat janë në konflikt të hapur në Sudan.

Çfarë janë DIS dhe GIAD?

DIS, më parë e njohur si Military Industry Corporation (MIC), është konglomerati kryesor i industrisë ushtarake të Sudanit. Struktura prodhon armë, municione dhe pajisje ushtarake dhe është e lidhur drejtpërdrejt me Forcat e Armatosura të Sudanit (SAF). DIS është vendosur nën sanksione nga SHBA-ja dhe është përfshirë në masa kufizuese edhe nga partnerë të tjerë perëndimorë.

GIAD është një nga grupet më të mëdha industriale të Sudanit dhe përfshin kompani që prodhojnë automjete, pajisje dhe materiale me përdorim ushtarak. Grupi ka lidhje të ngushta me industrinë e mbrojtjes sudaneze dhe me strukturat e SAF-it. GIAD është gjithashtu subjekt i sanksioneve amerikane, çka e bën veçanërisht të ndjeshme çdo marrëdhënie tregtare që lidhet me furnizimin me armë apo pajisje ushtarake.

A lejohet eksportimi i armëve nga Sudani?

Përgjigja e kësaj pyetje është, jo. Kjo pasi si Bashkimi Evropian, si SHBA apo dhe OKB-ja kanë vendosur embargo armësh mbi Sudanin. Kjo nënkuption që çdo vend, anëtar i BE-së që është edhe anëtar i NATO-s detyrohet ligjërisht ta ndalojë transferimin e armëve nga Sudani për shkak të sanksioneve dhe ndalimit që është vendosur. 

Aktualisht janë 3 embargo që nuk lejojnë eksportin e armëve nga Sudani. Embargo i OKB-së që mbulon pjesërisht Sudanin, embargo e BE-së si dhe embargo e SHBA-së që ndalojnë komplet eksportin e armëve apo mjeteve ushtarake nga Sudani. 

Po NATO çfarë thotë?

NATO vetë nuk ka një mekanizëm të pavarur sanksionesh ekonomikë apo embargoje armësh të ngjashëm me atë të BE-së ose OKB-së. Kjo pasi NATO është një aleancë politike dhe ushtarake, e cila mund të koordinojë qëndrime politike dhe të ndajë informacione mes vendeve anëtare, por nuk është autoriteti që lëshon apo anulon licencat kombëtare të eksportit të armëve.

Kjo do të thotë se vendimi konkret merret nga vetë shtetet anëtarë të NATO-së, përfshi dhe Shqipërinë. Në rastin e vendit tonë, roli vendimtar i takon institucioneve shqiptare dhe kuadrit ligjor shqiptar. Nëse bëhet fjalë për një shtet apo subjekt ndaj të cilit ekzistojnë masa ndërkombëtare kufizuese, këto masa duhet të merren parasysh gjatë procesit të licencimit dhe kontrollit.

Çfarë thotë ligji shqiptar? 

Kuadri shqiptar për kontrollin e transferimit të mallrave ushtarake dhe produkteve me përdorim të dyfishtë parashikon procedura të posaçme licencimi dhe vlerësimi të riskut. Ligji nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” parashikon që një transferim mund të refuzohet kur ekzistojnë rreziqe që lidhen me sigurinë kombëtare, konfliktet e armatosura, respektimin e të drejtave të njeriut, stabilitetin rajonal, sanksionet dhe mundësinë e devijimit apo rieksportit të mallrave.

Pra, nuk mjafton që një kompani të deklarojë se një armë është blerë apo shitur për një qëllim të ligjshëm. Autoritetet shqiptare duhet të verifikojnë edhe origjinën e mallit, destinacionin, përdoruesin përfundimtar dhe rrezikun që paraqet transaksioni. Ligji parashikon gjithashtu raste kur një subjekt nuk mund të pajiset me certifikim, ndërsa informacioni i rremë, dokumentacioni i pasaktë apo dyshimet e arsyeshme për përfshirje në veprimtari të paligjshme mund të bëhen pengesë për regjistrimin dhe licencimin.

Nëse një kompani shqiptare do të merrte armë apo pajisje ushtarake nga një subjekt i sanksionuar, transaksioni do të kërkonte një verifikim shumë më të thelluar të ligjshmërisë së tij. Në varësi të subjektit furnizues, llojit të mallit dhe mënyrës së transferimit, mund të aktivizohen njëkohësisht rregulla të ndryshme të kontrollit dhe sanksioneve.

Si e mori certifikatën Timak Defence nga shteti shqiptar?

Kompania Timak Defence e Ron Yeffet ka marrë certifikatë nga shteti shqiptar në lidhje me eksportimin e armëve, por mënyra se si e ka marrë këtë mbetet e pa qartë. Kjo për shkak se shumë shtete e kanë sanksionuar Ron Yeffet për lidhje me kompaninë e armëve ELBI SYSTEM, e cila është nën hetim nga shumë vende të NATO-së për lidhje me bashkëpunimin me qarqe ruse. Ndërkohë që shumë biznesmenë të ndryshëm e akuzojnë Yeffet për mashtrim. Dhe vetëm me këto akuza dhe pretendime që janë publike, Yeffet nuk mund të merrte një certifikatë për tregti armësh nga shteti shqiptar. Por afërsia me kryeministrin Rama mesa duket ka qenë 'thembra e Akilit' e Yeffet, në mënyrë që të ketë nën kontroll kompaninë shqiptare që merret me tregtinë e armëve. 

Disa nga pyetjet që presin përgjigje nga shteti shqiptar mbi përgjimin e Ron Yeffet janë: Cila kompani sudaneze ishte furnizuese? A ishte ajo nën sanksione? A e ka KAYO licencën përkatëse për këtë transferim? Çfarë kontrolli është bërë për origjinën e armëve dhe përdoruesin përfundimtar? A i ka marrë autoriteti shqiptar këto të dhëna përpara se të autorizonte aktivitetin? Nëse këto pretendime konfirmohen, atëherë mbetet për tu sqaruar nëse furnizimi është kryer në përputhje me ligjin shqiptar dhe rregullat ndërkombëtare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?