Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u!

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku iu është bashkuar reagimeve në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga SPAK në kuadër të dosjes “AKSHI”, ku me vendim të GJKKO, u ushtruan kontrolle në disa banesa, përfshirë atë të kreut të SHISH, Vlora Hyseni dhe të ish Kreut të Policisë, Ilir Proda.
Gjykata e Posaçme vendosi me kërkesë të SPAK ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”. Masa e arrestit nuk është ekzekutuar për shkak se ajo ndodhet jashtë vendit.
Në një reagim në rrjete sociale, Koçeku ka shkruar se Vlora Hyseni u emërua në Kosovë nga Hashim Thaçi dhe u shkarkua nga Albin Kurti. Më pas në Shqipëri u emërua nga kryeministri Edi Rama por po e arreston SPAK. “Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlore nuk i ka punët mirë këto kohë.”, ka shkruar deputetja që u largua nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Lexo edhe
AKTUALITET
Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

“Skandali kërkon reagim të fuqishëm kombëtar”/ Tedi Blushi pas kontrolleve në banesën e Prodës dhe masës ndaj Vlora Hysnit: Policia në du...

Aksioni i SPAK, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe një biznesmeni në Durrës

Aksioni i SPAK/ Kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina në vend

SKANDAL në Kukës/ Rubineti nxjerr ujë me baltë, qytetari: Këtë nuk e pi dot askush!

Ilir Proda del nga SPAK, ecën me kokën ulur dhe cigare në dorë





