Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Masa e SPAK pas dyshimeve se kreu i SHISH favorizoi Ergys Agasin/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar nëse…

P
Piranjat22 September 2026, 11:32 · 2 min lexim
Masa e SPAK pas dyshimeve se kreu i SHISH favorizoi Ergys Agasin/ Shpallet

“A do të rikthehet në Shqipëri gruaja e ruajtjes së sekreteve të mëdha vendit tonë për t’u përballur me drejtësinë?”.

Hyseni akuzohet për përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje e sekretit, ndërsa dyshohet se ajo ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi.
Sipas gazetares Klodiana Lala, është hera e parë që një drejtues i nivelit kaq të lartë akuzohet për implikime në të tilla krime. Mes të tjerash Lala tha se deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Shërbimit Informativ të Shtetit, se ku ndodhet drejtuesja Vlora Hyseni. Burime për gazetaren Lala kanë pohuar se Hyseni ndodhet në një konferencë me 83 drejtues të tjerë të Shërbimit Informativ nga e gjithë bota, në Baku të Azerbaxhanit.

Ndaj saj ka një masë arresti në shtëpi dhe nëse kalon kërkimi 30 ditor siç e përcakton procedura, emri i saj shpallet në kërkim jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Ajo duhet të përballet me drejtësinë për një dosje të ‘nxehtë’ siç është AKSH-i, ku bëhet fjalë për një rrjet kriminal të strukturuar që ndërhynte te tenderat dhe jo vetëm. Ndër të tjera Lala shtroi pyetjen; A do të shkojë SPAK deri te Rama?’, ndërsa shtoi se kjo ngelet për t’u parë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.