Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Masa e SPAK për Hysenin, Hoxha: Dosja është e madhe, telefonat zbuluan hetimin ndaj kreut të SHISH

P
Piranjat22 September 2026, 14:23 · 3 min lexim
Masa e SPAK për Hysenin, Hoxha: Dosja është e madhe, telefonat

Gazetari Artan Hoxha duke folur lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e ka cilësuar hetimin si një çështje të madhe dhe ka kërkuar nga prokurorët të thellojnë hetimet.

“Unë mendoj se kjo është një dosje shumë e madhe. Është thjesht një moment ku është futur dora, për shkak të telefonave”, deklaroi Hoxha.

Gazetari u ndal edhe te mënyra se si Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri dhe më pas u emërua në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni kishte shërbyer më parë si këshilltare për sigurinë kombëtare e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në vitin 2023 u propozua prej tij për drejtimin e SHISH.

“Vlora erdhi nga strukturat e Inteligjencës së Kosovës, e larguar nga detyra për një përplasje nga Kurti. Në momentin që Rama e mori, kishin filluar fërkimet mes Ramës dhe Kurtit. Ajo kishte shumë informacione për Kosovën. Ka qenë këshilltare e kryeministrit. Rama e bën shpesh këtë, që të marrë nga Kosova. Personi që mori postin më sinjifikativ ishte ai i shërbimit sekret”, tha Hoxha.

Sipas tij, drejtimi i SHISH merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të rolit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe bashkëpunimit të shërbimit shqiptar me strukturat partnere.

“Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe shërbimi sekret është i rëndësishëm, ndërvepron dhe kryen operacione të përbashkëta”, u shpreh gazetari në “Shqipëria Live”.

Hoxha komentoi gjithashtu faktin se Vlora Hyseni ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin kur u raportua masa e sigurisë.

“Jo më larg se sot, shefja është në Azerbajxhan. Unë jam i bindur që masa e sigurisë nuk është marrë sot. Arresti shtëpiak është njësoj si arrest me burg, i është dhënë si një masë lehtësuese”, deklaroi Hoxha.

I pyetur nëse Hyseni do të kthehet në Shqipëri, gazetari u përgjigj:“Po, jemi vend europian, anëtar i NATO-s. Ne do donim të ikte, se e bën ngjarjen edhe më të madhe, sepse është përzgjedhje e kryeministrit. Por kam besim se nuk do të ndodhë. Nuk e di nivelin e provave, por inkurajoj prokurorët të thellojnë hetimet, deri ku ka arritur korrupsioni”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.