Masa ekstreme në pritje të protestës, autoblinda dhe autoboti me ujë vendosen te Parlamenti

Masat e sigurisë rreth Parlamentit kanë kaluar në një tjetër nivel përpara nisjes së seancës plenare dhe tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës së Pedonales, Policia e Shtetit ka sjellë në terren edhe mjete të rënda për menaxhimin e turmave.
Pranë ambienteve të Kuvendit janë pozicionuar tashmë një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.
Këto masa ekstreme vijnë pas tensioneve dhe episodeve të dhunës policore të regjistruara ditën e martë, ndërsa autoritetet duket se janë përgatitur për çdo skenar të mundshëm përballjeje me protestuesit që pritet të mbërrijnë në shesh rreth orës 10:00.
Lexo edhe
AKTUALITET
Këmbimi Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shpërthim me tritol në një lokal, dyshimet e para

"The Albanian Files": Portrete luksoze mbi nje trup pa kocka

Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 milion euro; Përballueshmëria përkeqësohet

Miliona euro nga Kosova për turizmin shqiptar: Vetëm fundjavat sjellin 195 milionë euro

Reshje shiu e kthjellime, ja parashikimi i motit për sot

Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan; 5 herë mbi mesataren e vendit

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet protesta e 32-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi





