Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Masat për kompensimin e transportit publik/ Këshilli Bashkiak i Tiranës: Ndihmë me 50 lekë për litër karburant për 3 muaj, periudha që preket

P
Piranjat22 April 2026, 17:10 · 2 min lexim
Masat për kompensimin e transportit publik/ Këshilli Bashkiak i

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka miratuar projektvendimin që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik, në kuadër masave dhe të paketës për krizën e karburanteve, pas konfliktit në Lindjen e Mesme, që vijon prej muajit mars. Sipas projektvendimit, shoqëritë e linjave qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse do të përfitojnë kompensim në masën 50 lekë për litër karburanti për një periudhë tre mujore. Bëhet fjalë për muajt mars, prill dhe maj 2026.

Mësohet se, kompensimi do të llogaritet mbi bazën e konsumit të kësaj periudhe, por nuk do të tejkalojë sasinë e konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilin operator. Në raport theksohet se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka arritur nivele rekord, duke ushtruar presion të madh mbi sektorin e transportit.

Dokumenti evidenton se Shqipëria ka një rrjet rrugor prej rreth 18 mijë kilometrash, ndërsa transporti ndërqytetës realizohet përmes 439 linjave të operuara nga 242 subjekte të licencuara. Po ashtu, çdo muaj përshkohen rreth 9 milionë kilometra nga autobusët, ndërsa fluksi i udhëtarëve arrin në rreth 50 milionë në vit.

Efekti financiar i këtij vendimi parashikohet të jetë rreth 250 milionë lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, si dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane të kryeqytetit. Projektvendimi përcakton gjithashtu kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet përfituese, ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri më 1 gusht 2026 dhe do të verifikohen nga administrata tatimore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.