Mashtrimi me rindërtimin, Kaprata: Nuk duhet që fondet ti kalonin FSHZH, me këtë merret pushteti lokal

Gent Kaprata, Sekretar i Departamentit të Infrastrukturës në PD ka folu gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv për situatën ë rëndë dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të qeverise dhe pushtetit lokal të rilindje për rindërtimet pas tërmeteve.
Flavio Qarri: Kemi një kompani publike Tiran Dc që ka patur për tu kujdesur për rindërtimin dhe pa na thënë, a dështoi, apo ishte një sukses i llahtashrshëm tani ja kalojmë nje tjetër institucioni të “pavarur” sa fondi shqiptar i zhvillimit, edhe ky i mbushur me denoncime për skandale dhe përfitime të tmerrshme...
Gent Kaprata: Unë mendoj, ka të bëjë më bindjet e mia politike që çështjet lokale sikurse është në këtë rast edhe rindërtimi në dy bashkitë kryesore, Tirane dhe Durrës duhet trajtuar në pushtetin lokal. Nuk di t’ju them nëse kjo kompania ka shkëlqyer apo ka deshtuar. Sepse, siç e the edhe ti, nuk është se e di njeri tjetër këtë përveç kryeministrit që ka bërë këtë lëvizje. Por mendoj se çështje lokale siç është rindërtimi duhet të trajtohen tek pushteti vendor. E para s’ka pse te jete një kompani. mund të jetë një drejtori brenda bashkisë së Tiranës.
Flavio Qarri: Vetem Tirana ka disa kallëzime dhe nja 5 milionë euro që nuk dihet se si kanë shkuar dhe ku janë përdorur.
Gent Kaparata: Po po është normale. Është kthyer në një normalitet humbja e parave publike. Po vijmë tek fondi. Fondi kur është krijuar shumë e shumë vite më përpara ka një kuptim logjik si është ndërtuar për të balancuar zhvillimin rajonal. Pikërisht sektorin e territorit. Si Evropa, edhe Shqipëria ka disa rajone, biles shumë ndjeshëm të diferencuara. Të cilat janë shumë mbrapa mesatares së vendit akoma me keq nga Tirana që është qendër e shumë aktiviteteve ekonomike.
Në këtë kuptim është krijuar pra fondi. Që qeveria të financojë ato rajone që kanë nevojë...
Flavio Qarri: Po kjo e bën idiotësi angazhimin e fondit në Tiranë
Gent Kaprata: Patjetër. Fondi nuk ka lidhje me një veprim konkret, ka lidhje me projekte por jo me një ngjarje kaq të madhe dhe kaq afatgjatë...
...ne këtë kontekst jo vetëm që ka bërë gabim që e kanë marrë por edhe që e kanë çuar në vendin më të gabuar gjithmonë në kuptimin se si funksionon shteti.
Lexo edhe
AKTUALITET
Masa e SPAK pas dyshimeve se kreu i SHISH favorizoi Ergys Agasin/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar nëse…

Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u!...

Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

“Skandali kërkon reagim të fuqishëm kombëtar”/ Tedi Blushi pas kontrolleve në banesën e Prodës dhe masës ndaj Vlora Hysnit: Policia në du...





