VIDEO/ Banorët e fshatit Shoshaj në Mat pa rrugë prej muajsh, autoritetet vendore asnjë masë

Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme.
Nëpërmjet një denoncimi në “Piranja News”, banorët thonë se rruga ndodhet në gjendje të pakalueshme që prej reshje të muajit dhjetor të vitit të shkuar dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për riparimin e saj.
Ata shprehen se kanë dërguar disa kërkesa zyrtare në Bashkinë Mat dhe kanë zhvilluar edhe takime fizike me përfaqësuesit e saj, por përgjigjja ka qenë gjithmonë e njëjtë: "Do të bëhet", pa u ndërmarrë ndonjë ndërhyrje konkrete.
Banorët bëjnë me dije se në muajin mars janë njoftuar se do të kryhej një studim gjeologjik për zonën, por deri më sot nuk është bërë asnjë lëvizje.
Sipas tyre, autoritetet kanë deklaruar se ishte i nevojshëm ndërtimi i një muri mbrojtës, por qëndrimet kanë ndryshuar vazhdimisht, duke lënë situatën pa zgjidhje. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Po punonte në kantierin e ndërtimit në Durrës, humb jetën 40- vjeçari

“Po derdhim djersën, por nuk paguhemi”/ Sportistët e klubit “Studenti” prej 4 muajsh pa paga: Bashkia Tiranë thotë s’ka fonde

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë

"MABCO" e Pacollit tregon prapaskenat për Aeroportin e Vlorës: Rama refuzoi ftesën tonë, Qeveria e dinte se ç'po ndodhte aty. Na penguan ...

Skandali! Kompania që do të sjellë avionët antizjarr, probleme me ligjin, reagon MM: Është në gjykim, s’ka akoma vendim





