Mbeti i plagosur me armë zjarri, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar në zonën e Laprakës, i cili dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri dhe më pas ka dhënë deklarime të rreme për ngjarjen.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi një ditë më parë dyshohet se është vetëplagosur brenda automjetit të tij me një armë zjarri që e posedonte pa leje.
Gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai ka pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër, duke bërë kallëzim të rremë, sipas Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Hita disiplinon Policinë Rrugore, ja vendimi

Punëtori i pastrimit denoncon: 47-vjeçari më kanosi dhe dogji kazanët e mbeturinave!

SPAK zbardh lidhjet e ish-policit Rezart Kuçi me grupin e Inez Hajrullas (BISEDAT)

Pastruesja filipinase grabiti familjen në Tiranë, zbardhet shuma e madhe që vodhi

“Pse o Zot na e morë djalin e vetëm”, mësuesi humbi jetën, nëna prek me reagimin e saj

EMRI/ Me kokainë gati për shitje, 22-vjeçari në Durrës arrestohet në flagrancë

Denoncimi/ Nuk plotëson kriteret, emërimi i dyshimtë i drejtorit të MZSH-së në Mallakastër

“Sheqer” në motorin e makinës së ambasadorit/ Përplasja mes shoferëve alarmoi Ambasadën e Katarit në Tiranë





