Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Mbeti i plagosur rëndë pas atentatit, 50-vjeçari Thimjo Rubati niset drejt Janinës për mjekim të specializuar

P
Piranjat17 July 2026, 23:54 · 1 min lexim
Mbeti i plagosur rëndë pas atentatit, 50-vjeçari Thimjo Rubati

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar me motor nga rruga “Mitat Hoxha” drejt zonës së varrezave të qytetit, në lagjen “Baba Rexhepi”, ku më pas kanë humbur gjurmët.

Mësohet se, pasi janë larguar nga kjo lagje, ata janë futur në një zonë të thepisur, ndërsa policia pritet të shtrijë kontrollet edhe nga deti, në përpjekje për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 50-vjeçari Thimjo Rubati do të transportohet drejt Janinës për të marrë mjekim më të specializuar.

Bëhet me dije se Rubati kishte dalë vetëm vitet e fundit nga burgu në Greqi, ku ishte dënuar për një ngjarje të rëndë penale. Në Shqipëri, ai rezulton i dënuar për trafikim të të miturve dhe përdhunim, si edhe i skeduar për përfshirje në skema të trafikimit dhe kontrabandës së automjeteve.

50-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim me kusht. Pas lirimit nga burgu në Greqi, ai nuk vuajti asnjë ditë burg në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.