“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u përqendruar te masat e reja...
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar ësht&e...
Karabinierët kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Ferdinant Hoti, 35 vjeç, pa vendbanim t&...
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare Al Jazeera, e cila ka pasqyruar tensi...
Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifi...
Kimi Antoneli po ndjek një rrugë që i përket vetëm atij. Ai u shmanget krahasimeve, si atyre më të natyrshme me idhullin e ti...
Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil gati pesë metra ...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristi...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucioni...

Teksa sezoni turistik vazhdon, në Himarë këto kohë ndesh kryesisht dy kategori njerëzish. Të parët janë turistët. Kurse kategoria e dytë janë biznesmenët e ndërtimit, ata që merren me tenderat publikë. Megjithatë mes dy kategorive ka një ndryshim të madh. Turistët janë në Himarë për qejf, kurse ndërtuesit shkojnë aty nga "halli".
Njerëzit më të pasur të Shqipërisë rrinë në radhë, edhe të gjata madje, për të takuar kryebashkiakun e Himarës. Arsyeja? Vangjel Tavo është shndërruar në një superfuqi buxhetore, që tani po konkurron Bashkinë e Tiranës.
Kapitali hulumtoi tenderat e parashikuar për t'u zhvilluar nga Bashkia e Himarës gjatë këtij viti. Sipas dokumentave të publikuara në regjistrin e parashikimeve të APP-së, Vangjel Tavo do të zhvillojë gati 130 milionë euro tendera vetëm për këtë vit. Ky është halli që i ka detyruar biznesmenët e ndërtimit të mbajnë radhën për të takuar kryebashkiakun, që i thotë vetes grek.
Tenderat me te medhenj te Bashkise Himare per 2026
Ndërtim rrugësh, sistemim fasadash, kanalizime dhe ujësjellësa... Bashkia e Himarës është një kantier i madh, ku ka për të gjithë. Ndonëse hyn tek 15 bashkitë më të vogla të vendit, me një popullsisë më pak se 9 mijë banorë, Himara është zyrtarisht fuqia e dytë buxhetore lokale e Shqipërisë në terma absolut, duke u renditur vetëm pas Bashkisë së Tiranës.

Bum të ardhurash nga lejet e ndërtimit
Himara është kantieri më i madh bregdetar në Shqipëri. Aty janë duke u realizuar disa nga resortet dhe komplekset turistike më të mëdha në vend.
Këto projekte janë duke sjellë lumenj miliardash në arkën publike të Himarës, në formën e taksave të ndikimit në infrastrukturë, por edhe taksave të tjera si fjetja, tarifat e çadrave, pastrimi, gjelbërimi etj.
Bregdeti mbushet me beton, kurse arka që menaxhon zoti Tavo mbushet me para. Llogaritë janë të jashtëzakonshme. Sot Bashkia e Himarës e ka buxhetin rreth 10 mijë euro për frymë popullsie. Për krahasim, fuqia më e madhe ekonomike e vendit, Tirana, e ka buxhetin më pak se 1 mijë euro për frymë.
Zoti Tavo ka qenë në nivelet të larta të pushtetit gjatë karrierës së tij. Në kohën kur ishte në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai arriti deri në postin e ministrit të Shëndetësisë. Megjithatë, asnjëherë më parë, minoritari nga Jurgucati, nuk e ka parë veten kaq të fuqishëm sa tani.
Tenderat i bëj vetë
Sistemi i tenderave në Shqipëri është një lëmsh kaotik. Në të gjitha bashkitë e vendit, tenderat e ujësjellësave dhe kanalizimeve i bën Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Por ka vetëm dy përjashtime.
Përjashtimi i parë ishte Tirana. Erion Veliaj arriti që në fillim të mbajë për vete shoqërinë e ujësjellës kanalizimeve të Tiranës në sherrin e përjetshëm me Belinda Ballukun. Himara nuk e pati këtë privilegj në fillim, por Vangjel Tavo arriti ta merrte atë.
Muajt e fundit ka patur një sherr të madh mes AKUM dhe Bashkisë së Himarës se kush do të bënte tenderat e ujësjellësave dhe kanalizimeve për këtë bashki. Në fund, fitoi Vangjel Tavo, fjala e të cilit në veshin e Edi Ramës doli më e fortë se rregulli i përgjithshëm.
me pak fjalë, kryebashkiaku që e quan veten grek po ja sheh më shumë se kushdo hairin Shqipërisë. Plot 130 milionë euro tendera për të ndarë, vetëm në një vit. Sigurisht që Edi Rama nuk mund ta linte dot një tortë kaq të madhe në dorën e grekut të gabuar. /Kapitali
Rreth 14 kg kokainë ishin fshehur në një ndarje të dyfishtë nën sediljen e shoferit të një BMW-je. Në burg, pas nj&...
Një vatër zjarri është regjistruar pak më herët në zonën mes Kroit të Madh dhe fshatit Çudhë, në M...
Mihallaq Përgjika, emër i njohur për autoritetet për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dyshohet se ka qëndruar...
Nga 1 shtatori, drejtuesit e skuterëve elektrikë në Belgjikë do të kenë detyrimin të mbajnë helmetë. Lajmi ë...
Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe rreth 42 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron rus që goditi nj...
Finalizohet operacioni në Fushë Arrëz policor i koduar “Gurra”. Ky operacion u zhvillua pas një hetimi disa-javor, për g...
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se deri në orën 14:00 të...
Një mbrëmje që duhej të ishte si çdo tjetër u kthye në një dhimbje të madhe për një familje dhe një...
Një pjesë e aksit rrugor Elbasan-Cërrik do të jetë e bllokuar për disa orë gjatë ditës së sotme, për sh...
Nuk ndalojnë pas sinjalit të policisë, hedhin kokainën nga dritarja dhe nisin një arratisje të çmendur. Arrestohe...