Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

P
Piranjat21 April 2026, 15:07 · 2 min lexim
Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3

Tre shqiptarë me banim në Mantovë u arrestuan të martën, më 21 prill, për trafik droge nga policia italiane e Trevizos dhe Mantovës, në një operacion të koordinuar nga Prokuroria e Trevizos.

Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 150 kilogramë kokainë. I pari që u arrestua, në zonën e Trevizos, ishte një 48-vjeçar shqiptar, në automjetin e të cilit u gjetën 20 kilogramë kokainë dhe rreth gjysmë kilogrami kanabis, të fshehura në një ndarje që hapej me mekanizëm elektromagnetik poshtë sediljeve të përparme.

Hetimet e agjentëve, të cilët kishin ndjekur aktivitetin e shitjes së drogës, çuan më pas në identifikimin dhe gjurmimin e dy personave të tjerë, banorë të Mantovës.

Kontrolli në banesat e S. E., 31 vjeç, dhe K. M., 34 vjeç, të dy shqiptarë, zbuloi nën shtratin e 31-vjeçarit edhe 122 pako të tjera me kokainë, duke e çuar sasinë totale në rreth 150 kilogramë. Gjithashtu u sekuestruan rreth 55 mijë euro para në cash.

Policia kontrolloi edhe automjetet e dy të arrestuarve, ku konstatoi se të dy kishin ndarje të posaçme të fshehta për transportimin e drogës.

Arrestimet në Mantovë lidhen me një hetim të mëparshëm, i cili çoi më 3 prill në arrestimin e një shtetasi me inicialet D. A. pranë stacionit të trenit San Trovaso di Preganziol, në Treviso.

Në bagazhin e makinës së tij u gjetën gjashtë pako me rreth 7 kilogramë kokainë. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim në burgun e Trevisos.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.