Mbi 150 referime nga policia, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën

Prej 15 qershorit, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka referuar në Prokurori 151 protestues për veprat penale të prishjes së qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe tubim të paligjshëm.
Prej gati një muaji, mijëra protestues mblidhen çdo mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në kundërshtim të planeve për ndërtimin e një resorti turistik të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner – protesta që janë zgjeruar me kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kundër estabilishmentit politik.
Megjithëse numri i personave të referuar nga Policia ka ardhur në rritje, Prokuroria e Tiranës thotë se nuk ka regjistruar ende asnjë procedim penal kundër tyre.
Burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës bënë me dije për BIRN se deri pasditen e të hënës janë regjistruar 6 kallëzime penale që janë ende në fazën e verifikimeve dhe pjesa tjetër e referimeve është në proces regjistrimi.
“Deri në këto momente nuk është regjistruar ndonjë procedim penal në lidhje me këto raste,” deklaroi Prokuroria.
Dhjetëra protestues dhe aktivistë mësuan nga mediat se policia kërkonte ndjekje penale ndaj tyre, si dhe u ndalën në rrugë nga oficerë civilë, që sipas avokatëve janë kryer në shkelje të procedurave standarde. Protestues të intervistuar më parë nga BIRN, akuzuan policinë se procedimet masive janë ‘taktika intimidimi’.
Intenerari i protestave të lëvizjes së quajtur si “Revolucioni i Flamingove” që ka mbushur rrugët e kryeqytetit prej një muaji, fillon me grumbullimin e qytetarëve në sheshin Skënderbej, duke vijuar përpara Kryeministrisë, e më pas ndjek rrugë të ndryshme kryesore të qytetit.
Të gjitha protestat kanë paqësore, ku mes dhjetëra mijërave qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit dhe liderit të opozitës, gjenden edhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre, të moshuar, familjarë si dhe turistë të huaj./BIRN
Lexo edhe
AKTUALITET
Rriten aksidentet në Shqipëri, 133 vetëm në maj, ja qyteti që kryeson

Bie zjarr në kodrat e fshatit Shtërmen, forcat zjarrfikëse shuajnë flakët pas disa orësh

Të vendosur për largimin e kryeministrit, 'shqipet' e New York të gjithë bashkë: Rama jepe dorëheqjen

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasen dy automjetet me njëra-tjetrën, raportohet për dy të plagosur

“Ju erdhi fundi”/ Mbahet sot protesta e 30-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen!





