Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Mbi 30 milionë Euro në kriptomonedha të sekuestruara nga grupet kriminale do të administrohen në Shqipëri, qeveria ndryshon ligjin

P
Piranjat11 July 2026, 15:10 · 2 min lexim
Mbi 30 milionë Euro në kriptomonedha të sekuestruara nga grupet

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të sekuestruara nga grupet kriminale shqiptare në administrimin e autoriteteve të Shqipërisë.

Kapitali ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë kriptomonedhash, që tejkalon 30 milionë euro dhe që aktualisht mbahet në Belgjikë.

Aktualisht Shqipëria nuk ka bazë ligjore për të administruar kriptovalutat që sekuestrohen nga grupet kriminale. Për pasojë, ato që janë sekuestruar nga SPAK mbahen në një portofol të posaçëm në Belgjikë.

Me projektligjin e ri të propozuar nga qeveria, këto kriptomonedha do të sillen në Shqipëri dhe do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

"AAPSK-ja administron monedha virtuale të sekuestruara/konfiskuara nga organet e drejtësisë, sipas vendimit të gjykatës apo urdhrit të prokurorit.

Rregullat dhe procedurat e administrimit të monedhave virtuale përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike," thuhet në draftin e miratuar nga qeveria.

Deri më sot SPAK ka deklaruar zyrtarisht sekuestrimin e 10 milionë eurove në kriptomonedha nga grupi i çopjave. Por Kapitali ka mësuar se janë të paktën edhe 20 milionë euro të tjera të sekuestruara nga grupet kriminale, për të cilat ende nuk janë finalizuar hetimet por që mbahen për llogari të Shqipërisë në Belgjikë.

Përgjatë kësaj kohe, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka zhvilluar trajnime për të aftësuar stafin e saj në menaxhimin e kriptomonedhave dhe mirëmbajtjen elektronike të portofoleve të tyre. Këto trajnime janë kryer me mbështetjen e Agjencisë Franceze të Pasurive të Sekuestruara, e cila siç mësohet do të vazhdojë të asistojë AAPSK edhe në vijim për menaxhimin e kriptomonedhave./kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.