Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve

P
Piranjat21 July 2026, 19:59 · 2 min lexim
“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I

Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve. Gjatë një prononcimi për mediat, i riu u shpreh se agjenda e qeverisë është manipulimi i fondeve, pasi ministri Gonxhja deklaroi se protesta e dëmtoi koncertin.

Ai e cilësoi këtë si një deklaratë nga një ministër i dështuar. Protestuesi tha në fund se qytetarët po protestojnë kundër korrupsionin, mastrimeve dhe kundër klasës së kalbur të 36 viteve.

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës, pasi ai ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve. Po e dekorojmë. Në sytë e tyre PS mendon se është e saktë,ma ta janë të mençur dhe ne jemi budallenjtë.

Blendi Gonxhja sot na quajti budallenj. Agjenda e tyre është manipulimi i fondeve, Gonxhja deklaroi se protesta e dëmtoi koncertin dhe kjo ishte një deklaratë nga një ministër i dështuar. Kryeministri të mos bëjë të paditurin sepse prej 52 ditësh kemi dalë për korrupsionin, mastrimet dhe për klasën e kalbur të 36 viteve.

Ai e ndjek me shumë vëmendje dhe e di shumë mirë. Në fillim tha na sillni 200 veta të negociojmë, pastaj tha se dhe ai po të ishte do të protestonte tani jemi sorra dhe korba. E kanë humbur legjitimitetin dhe po hedhin shumë gjëra që diçka të mbetet”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.