Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Mbushi Spanjën me drogë, në pranga shqiptari. Ja çfarë e "nxorri zbuluar"

P
Piranjat 8 April 2026, 20:20 · 2 min lexim
Mbushi Spanjën me drogë, në pranga shqiptari. Ja

Një shqiptar i akuzuar si pjesë e një organizate të madhe të trafikut të drogës në Itali, është arrestuar teksa fshihej në Spanjë.

\28-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për trafikimin e një ngarkesë prej 4 tonësh kokainë, me të cilën do mbushnin tregun italian.


Grupi u godit gjatë një operacioni në vitin 2022 dhe prej asaj kohe shqiptari ishte shpallur në kërkim. Sasia e drogës shpërndahej kryesisht në zonën e Venetos, Citadella dhe Padova.

Autoritetet italiane njoftuan sot (8 prill) se kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit të shqiptarit, emri i të cilit nuk u publikua.

Hetimi filloi pas deklaratave të një bashkëpunëtori me Karabinierët në Cittadella. Ai kishte qenë tashmë subjekt i një hetimi në vitin 2022 pas sekuestrimit të një dërgese prej 4 tonësh kokainë nga Drejtoria Antimafia e Triestes dhe Policia Financiare e Venecias, por burri u zhduk pa lënë gjurmë.

Një urdhër arresti evropian ishte në fuqi për të. Prokuroria e Padovës dhe Karabinierët kanë rindërtuar rrjetin e furnizimit falë lëvizjeve të dy korrierëve që merrnin furnizime nga 28-vjeçari shqiptar.


Kokaina shitej më pas në zonën e Padovës së Sipërme, informon media italiane.

Karabinierët mbërritën në Spanjë pas udhëtimeve të shpeshta që bënte babai i shqiptarit në Barcelonë. 28-vjeçari tani do mbahet në burgun Montorio në Verona.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.