Mbyllet protesta te Kryeministria/ Qytetarët vërshojnë në rrugët e Tiranës: Revolucion!

Dita e 63-të e fjalimeve në podiumin e protestës në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll me thirrjen “Nesër më shumë”.
Mijëra qytetarë, të bashkuar edhe me Diasporën, bënë thirrje për fundin e sistemit politik, largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ata kaluan nga Bulevardi, para Bashkisë së Tiranës, në qendër të kryeqytetit.
“Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ndryshim sistemi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën”, “Poshtë patronazhistet” ishin disa nga thirrjet e tyre teksa nisën marshimin tradicional në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Shqipëria e shqiptarëve” apo “Diaspora, zemra e Shqipërisë”.
Mbështetje u dha edhe për banorët e 15 bashkive që po shkrihen nga reforma Territoriale e PS-së.
Sakaq, organizatorët kanë bërë thirrje që protesta do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës.
Lexo edhe
AKTUALITET
FOTO/ Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Mesazhi i ndjerë i francezit: Madhështia e një populli matet me humanizmin dhe qëndresën e tij

Mohamed Alabbar: Në Shqipëri gabova, sepse ndërtova shumë shpejt!

Reforma territoriale/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

Plas grushti në plazh/ “Berti” kap për fyti punonjësit e lokalit





