Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

Me 1,5 mln euro kokainë/ Shqiptari arrestohet bashkë me nënën dhe vëllain, mediat: Mamaja është drejtoreshë shkolle

P
Piranjat 4 July 2026, 11:29 · 2 min lexim
Me 1,5 mln euro kokainë/ Shqiptari arrestohet bashkë me

Të martën, më 30 qershor 2026, në orën 07:10 të mëngjesit, doganierët ndaluan një burrë 28-vjeçar në autostradën A8, në pikën e pagesës së La Barque, në komunën Fuveau të Francës, me 21.6 kilogramë kokainë në automjet. Vlera e saj në treg vlerësohet në 1.5 milionë euro.

Të ulur në një nga stolat e gjykatës së Aix-en-Provence, një nënë dhe djali i saj ishin të pushtuar nga emocionet. Ata mbanin njëri-tjetrin për dore, dukeshin të humbur, qanin pa pushim dhe luteshin.

Pranë tyre ndodheshin një shportë e vogël prej thurjeje, një valixhe dhe një çantë udhëtimi elegante.

Në kafazin e të pandehurve ndodhej djali i madh, Kevin S., 28 vjeç, i martuar dhe baba i një fëmije 11-muajsh. Ai sapo kishte përfunduar studimet.

Nëna është drejtoreshë e një institucioni arsimor në Shqipëri, vend nga i cili janë me origjinë të gjithë. Edhe vëllai i vogël studion në universitet.

Me pak fjalë, nuk bëhet fjalë për profilin tipik të trafikantëve apo të "mushkave" të shfrytëzuara nga rrjetet kriminale për të transportuar drogë me rrugë tokësore, e cila zakonisht gjendet e fshehur në kamionë ose automjete transporti, aq më tepër kur bëhet fjalë për sasi kaq të mëdha.

Kévin mendonte se kështu do të kalonin pa u vënë re, do të dukeshin më pak të dyshimtë në bordin e Audi-t të tij, duke udhëtuar së bashku me familjen. Por doganierët kanë nuhatje të mprehtë, ashtu si edhe qentë e tyre të trajnuar për të zbuluar drogë, armë dhe para në dorë.

Të martën, më 30 qershor 2026, në orën 07:10 të mëngjesit, ata e ndaluan Kevinin në autostradën A8, në pikën e pagesës së La Barque, në komunën Fuveau.

Qeni sinjalizoi praninë e diçkaje të dyshimtë dhe punonjësit e doganë zbuluan sasinë e drogës. /LA PROVENCE

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.