Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
AKTUALITET

Me 4 pistoleta “Glock” drejt Sarandës/ Dëshmia e 31-vjeçarit: Unë u nisa për pushime, ma futi shoku

P
Piranjat 6 August 2026, 18:53 · 3 min lexim
Me 4 pistoleta “Glock” drejt Sarandës/ Dëshmia e

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për 31-vjeçarin Kejdi Banaj, i cili u arrestua dy javë më parë në tunelin e Skërficës, në aksin Kardhiq–Delvinë, pasi në automjetin e tij u gjetën katër pistoleta tip “Glock”.

Sipas raportimeve, policia kishte siguruar informacione se Banaj po transportonte armë zjarri me një automjet të marrë me qira, me destinacion Sarandën. Dyshohej gjithashtu se gjatë rrugës ai do të merrte edhe një sasi prej rreth 500 gramësh kokainë në Lushnjë, për ta shpërndarë më pas në doza në qytetin bregdetar.

Gjatë kontrollit të automjetit në tunelin e Skërficës, efektivët gjetën armët e fshehura poshtë tapicerisë së sediljes së pasagjerit të parë, brenda një qeseje të zezë.

Në dëshminë e tij fillestare në polici, Banaj ka mohuar se kishte dijeni për përmbajtjen e qeses. Ai ka deklaruar se ishte nisur drejt Sarandës për të kërkuar një apartament me qira për pushime dhe se një person i njohur prej vitesh, me inicialet E. S., i kishte kërkuar ta shoqëronte.

Sipas versionit të 31-vjeçarit, në Tiranë, E. S. dhe kunati i tij kanë marrë një qese të zezë pranë autostradës së Kasharit dhe e kanë vendosur në makinën që drejtonte ai, ndërsa më pas janë larguar me një automjet tjetër.

“Më mori E. S., që e njoh prej rreth 20 vitesh. Më tha të shkonim në Sarandë për të gjetur një shtëpi për pushime. Në Tiranë mori një porosi dhe e futi në makinën time, ndërsa vetë u largua me një automjet tjetër. Vetëm kur më ndaloi policia kuptova çfarë kishte në qesen e zezë”, ka deklaruar Banaj para gjykatës.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, 31-vjeçari ka ndryshuar pjesërisht qëndrim, duke deklaruar se është përdorues i lëndëve narkotike prej disa vitesh dhe duke përsëritur se nuk kishte dijeni për përmbajtjen e pakos.

Nga hetimet rezulton se personi i përmendur prej tij, E. S., 26 vjeç nga Tirana, dyshohet se ka rol në transportin e armëve dhe është shpallur në kërkim edhe për një tjetër ngjarje të ngjashme të ndodhur në muajin mars të këtij viti.

Gjykata ka caktuar për Kejdi Banajn masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.