"Më 8 tetor tek Kuvendi", protestuesi thirrje qytetarëve: S’do lejojmë Edi Ramën të shkrijë bashkitë

Një prej protestuesve u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që më 8 tetor të jenë para parlamentit për të mos lejuar deputetët e Kuvendit të votojnë hartën territoriale të propozuar nga maxhoranca e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
Ai ftoi dhe qytetarët e bashkive që janë parashikuar për tu shkrirë të vijnë të protestojnë për ta bërë fundin e Ramës sa më të afërt.
“Jemi njoftuar se në datën 8 tetor pritet të votohet harta e re territoriale që qeveria e Edi Ramës ka propozuar. I bëj thirrje çdo shqiptari që në datën 8 tetor nëse plani i qeverisë nuk do të ndryshojë do të mblidhemi para kuvendit që të mos lejojmë qeverinë e Edi Ramës të shkrijë bashkitë.
I bëj thirrje banorëve nga bashkive e vogla që janë parashikuar të shkrihen, Divjaka, Memaliaj, Prrenjas, Klos e shumë bashki të tjera që janë pjesë e këtij plani të qeverisë që në 8 tetor jemi në kuvend që të mos lejojmë këta deputetë të votojnë kundër vullnetit popullor për të ndryshuar hartën administrative të Shqipërisë.
Sa më e madhe të jetë rezistenca jonë, aq më e afërt do të jetë fundi i Edi Ramës," tha protestuesi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga krimi i organizuar, dronet e deri te ekstremizmi, përfaqësues të FBI-së takojnë elitën e sigurisë në Tiranë

Dyshohet se u vetëhelmua me pesticide, humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë

U vra me thikë në gjoks nga bashkëshorti i saj, del foto e Lumturie Patushit

“Rezistenca vazhdon. Askush nuk e shuan dot protestën”, aktivistja Luçiana Kokaj në revoltën kundër Ramës: Në shesh të gjithë ata që duan...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimi në rrugët e Tiranës

"Qeveri e krimit"/ Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë, thirrje në kor: Ju erdhi fundi

Protestuesi: Të përmbysim sistemin që i shërben qeverisë dhe një pjese të opozitës

Ç’po ndodh te Liqeni Artificial i Tiranës? Ujë i ndotur dhe peshq të ngordhur mbi sipërfaqe





