Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Më është shkatërruar shtëpia nga lagështira”, qytetarja: Çatia e komshiut derdh ujë brenda banesës time

P
Piranjat27 March 2026, 10:00 · 3 min lexim
“Më është shkatërruar shtëpia nga

Një qytetare nga Erseka i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për problemin e saj me banesën.

Atixhe Azis banon në Ersekë që prej vitit 1995, dhe ka një problem me banesën që jeton, ngjitur me murin e pallatit është ngritur një ndërtesë tjetër ngjitur duke i shkaktuar dëme të mëdha. Sipas saj, ndërtesa e komshiut është e mbuluar me llamarinë dhe sa herë ka reshje shiu uji futet në dritaren e Atixhe Azis.

Uji që vjen nga çatia prej llamarine e komshiut krijon lagështirë dhe myk duke i rrezikuar shëndetin dhe jetën.

Ajo apelon që distanca mes banesave të jetë të paktën 4-5 metra dhe jo ngjitur me murin e shtëpisë së saj. Policia dhe Bashkia e Ersekës nuk i kanë ardhur në ndihmë, pavarësisht se Atixheja është ankuar vazhdimisht.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje!

Jam një zonjë nga Erseka.

Quhem Atixhe Azis lindur, rritur dhe banuese në Ersekë.

Banoj në pallatin e ish Oficerëve.

Kam që në vitin 1995 që banoj këtu, pra kam 31 vjet në këtë objekt, dhe objekti është me 3 kate.

Kam një problem me banesën që jetoj, se ngjitur me murin e pallatit ku unë banoj dhe jam në katin e dytë kemi një ndërtesë që është ngritur mbas vitit 1992 dhe ka shfrytëzuar dy faqet e murit ku banoj pra ndërtesa është e përberë nga dy faqe muri dhe dy faqe të pallatit, ku mua me cenohet e drejta e jetesës.

Po me mbulimin e kësaj ndërtese që është me llamarinë ajo për të larguar ujërat e natyrës ai i ka dhënë një pjerrësi ndërtesës dhe e ka sjellë llamarinën deri tek dritarja ime e katit te dyte.

Problem im është se kam dy dhoma dhe është ngjitur kjo llamarina ndërtesa është shumë e amortizuar ka shumë lagështirë në të dyja dhomat dhe dua largësinë time siç është ligji që një ndërtesë nga ndërtesa tjetër duhet të jetë 4 deri ne 5 metra që të mos kem edhe rrezik për jetën se edhe po të bjer një zjarr unë jam e rrezikuar për jetën.

Un kam bërë tre here suvatë e dhomave ngaqë ka muri lagështirë.

Kam ndërruar edhe mobiliet para një viti se me kanë marrë era myk çdo darkë që vendosim kokën në jastëk thithim era myk.

Jam ankuar në bashki në polici dhe më përgjigjeshin ti se ke objektin tënd se e ke të pa privatizuar.

Kam tre vjet që e kam bërë privatizimin e objektit dhe prapë kam bërë kërkesa po pa rezultat./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.