"Më jep celularin”, debati që i mori jetën Bardha Ziçit/ Detaje nga vrasja në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bardhe Ziçit nga bashkëshorti, një ditë më parë në Shkodër.
Policia e Shkodrës ka ngritur si pistë kryesore të hetimit xhelozinë mes çiftit.
Nga kamerat e sigurisë që policia disponon, shtetasi Shtjefën Ziçi i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën kanë bërë debat. Menjëherë pas debatit, 62-vjeçari futet në banesë merr çiften që kishte me leje dhe qëllon bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.
Autori i dyshuar për shkak të traumatizimit, nuk ka dhënë ende një dëshmi për policinë, por burime pranë palës mbrojtëse bëjnë me dije se do t’i qëndrojnë faktit se vrasja ka qenë aksidentale.
Sipas palës mbrojtëse Shtjefën Ziçi ka marrë çiften për ta pastruar dhe nuk ka qenë në dijeni se ka patur plumba brenda sepse ka qenë bashkëshortja që ditë më parë e ka mbushur duke mos e vënë në dijeni burrin e saj.
Megjithatë nisur nga pamjet e deritanishme dhe dëshmitë si dhe hetimet paraprake, policia dyshon se pista e vrasjes lidhet me xhelozinë mes çiftit.
Në momentet e para, para arrestimit, autori i dyshuar i ka thënë grupit hetimor në vendngjarje se nuk është penduar se kishte vrarë gruan e tij, por kjo nuk është ende një dëshmi zyrtare e autorit, por vetëm fjalë të thëna në momentin e arrestimit.
Pala mbrojtëse hedh poshtë dyshimet e policisë për xhelozi duke i qëndruar faktit se vrasja ishte aksidentale.
Lexo edhe
AKTUALITET
Krimet në familje nuk ndalen: 4 gra të vrara gjatë vitit 2026

Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë, 63% të punësuar

I dha tenderin mikut të tij dhe gënjeu në SPAK, vihet nën hetim anëtari i KPP, Kreshnik Tërnova

Zbulohet autori i vrasjes së Ilir Likës në Laç, Emiljano Suti qëlloi 7 plumba, armën e hodhi në vendgjarje

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arerstuar





