Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

‘Më jep paratë ose do vdesësh’/ I mori mikut të tij 30 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

P
Piranjat29 July 2026, 12:45 · 3 min lexim
‘Më jep paratë ose do vdesësh’/ I mori mikut të

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë, pasi dyshohet se për muaj me radhë ka kërcënuar dhe zhvatur një mikun e tij, duke i marrë rreth 30 mijë euro, të cilat më pas i përdorte për baste online.

Sipas mediave italiane, gjithçka nisi nga një miqësi e krijuar në një bar. Fillimisht, shqiptari i ishte afruar 30-vjeçarit dhe kishte fituar besimin e tij, por më pas nisi t’i kërkonte vazhdimisht para, fillimisht me justifikime, e më vonë përmes kërcënimeve.

“Duhet të më ndihmosh, nëse je mik e bën këtë”, ishte një nga frazat që, sipas hetimeve, përdorte për ta bindur viktimën. Kur ai refuzonte, kërcënimet bëheshin më të rënda: “Më jep paratë para se të zemërohem” dhe “Nëse nuk m’i jep, do ta pësosh”.

Nga marsi deri në qershor, 30-vjeçari i dorëzoi fillimisht të gjitha kursimet e tij, rreth 14 mijë euro, ndërsa më pas u detyrua të merrte edhe tre kredi, një prej 10 mijë eurosh dhe dy të tjera nga 2 mijë euro secila, vetëm për t’ia dhënë shqiptarit. Sipas hetimeve, 26-vjeçari i përdorte paratë për baste online, ku dyshohet se humbi pothuajse 30 mijë euro.

Ngjarja mori fund të premten, kur shqiptari shkoi në banesën e viktimës për t’i kërkuar sërish para. Ai dyshohet se goditi me shqelma derën e apartamentit, duke e dëmtuar atë. I tmerruar, 30-vjeçari telefonoi numrin e emergjencës 112 dhe njoftoi edhe babanë e tij.

Në vendngjarje mbërritën patrullat e policisë dhe efektivët e skuadrës mobile, të cilëve viktima u rrëfeu se prej muajsh jetonte nën kërcënime të vazhdueshme dhe i jepte para nga frika se mund të vritej.

30-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shoku, ku mjekët i caktuan 20 ditë prognozë mjekësore.

26-vjeçari shqiptar u arrestua me akuzat për tentativë zhvatjeje me rrethana rënduese, zhvatje të vazhdueshme dhe plagosje. Arrestimi i tij u konfirmua nga gjyqtari për hetimet paraprake, i cili vendosi ndaj tij edhe masën e ndalimit të afrimit ndaj viktimës, të shoqëruar me byzylyk elektronik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.