Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese
AKTUALITET

“Më kërcënonte me video”, i mituri shqiptar denoncon 17-vjeçarin në Greqi për abuzim s*ksual

P
Piranjat 9 August 2026, 18:13 · 1 min lexim
“Më kërcënonte me video”, i mituri shqiptar denoncon

Një denoncim i një 15-vjeçari shqiptar ka vënë në lëvizje autoritetet në ishullin grek të Skiathosit. I mituri ka akuzuar një 17-vjeçar, gjithashtu shqiptar, për abuzim seksual dhe kërcënime të përsëritura.

15-vjeçari është paraqitur në polici së bashku me prindërit e tij, ku ka deklaruar se situata kishte nisur disa vite më parë. Sipas dëshmisë së tij, 17-vjeçari dyshohet se e kishte mbajtur nën presion duke përdorur materiale të regjistruara dhe duke e kërcënuar se do t’i publikonte ose shpërndante ato.

I mituri ka pretenduar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe kishte pasur raste të përsëritura abuzimi dhe se në disa episode ishte ushtruar edhe dhunë. Pas denoncimit, policia greke ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar telefonin e 17-vjeçarit. Pajisja do të ekzaminohet për të verifikuar nëse ekzistojnë materialet për të cilat ka folur 15-vjeçari dhe nëse ato lidhen me pretendimet e tij.

Ndërkohë, 17-vjeçari ka mohuar akuzat. Sipas versionit të tij, dy të miturit kishin marrëdhënie shoqërore dhe kontaktet mes tyre kishin qenë me pëlqim.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të verifikuar dëshmitë dhe provat e mbledhura, ndërsa çështja mbetet nën hetim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.