AKTUALITET

Më pak ujë, më pak energji, hidrocentralet pa rezervuar rrezikojnë rënie të prodhimit me 20%

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 09:45

Më pak ujë, më pak energji, hidrocentralet pa rezervuar

Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të ardhshme. Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës vlerëson se deri në vitin 2050 prodhimi i hidrocentraleve që shfrytëzojnë drejtpërdrejt rrjedhën e lumenjve mund të bjerë me 20%, ndërsa hidrocentralet me rezervuarë mund të kenë një ecuri të kundërt, me rritje të prodhimit me 15%.

Rreziku merr peshë të veçantë për Shqipërinë për shkak të varësisë shumë të lartë nga uji. Vetë PKEK thekson se vendi prodhon pothuajse 100% të energjisë elektrike nga burimet hidroelektrike, ndaj ndryshimet në ciklin e ujit kanë ndikim thelbësor në sistemin energjetik.

Projeksionet për ndikimin e klimës bazohen në një studim të Bankës Botërore, ESMAP 2009. Sipas tij, deri në vitin 2050 prodhimi nga hidrocentralet me rezervuarë pritet të jetë 15% më i lartë, ndërsa ai nga hidrocentralet që punojnë mbi rrjedhën e lumenjve, pa të njëjtën mundësi magazinimi të ujit, parashikohet të jetë 20% më i ulët. Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike vlerësohet se mund të rrisin me rreth 5% prodhimin nga impiantet fotovoltaike.

Këto shifra tregojnë edhe një ndryshim të rëndësishëm brenda vetë sektorit hidroenergjetik. Ndikimi nuk pritet të jetë i njëjtë për të gjitha hidrocentralet: më të ekspozuara rezultojnë impiantet që varen drejtpërdrejt nga prurjet e lumenjve, ndërsa hidrocentralet me rezervuarë projektohen më të favorizuara.

Për të parë se çfarë do t’i ndodhte sistemit në periudha me më pak ujë, modeli i përdorur në PKEK ndërton edhe një skenar stresi. Një në çdo pesë vite konsiderohet si vit me disponueshmëri të reduktuar të burimeve hidrike, duke nisur nga viti 2022. Në këto vite, modeli supozon se disponueshmëria e hidrocentraleve zbret në vetëm 60% të nivelit të viteve të tjera.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se se çdo i pesti vit do të jetë domosdoshmërisht një vit thatësire. Raporti një në pesë përdoret si supozim në model për të testuar se si përballohet sistemi me vite kur burimet ujore janë ndjeshëm më të kufizuara.

Rreziku klimatik e bën kështu diversifikimin e prodhimit të energjisë më të rëndësishëm. Nëse një pjesë e hidrocentraleve mund të humbasë prodhim kur ndryshojnë prurjet e lumenjve, rritja e kapaciteteve diellore dhe burimeve të tjera mund të zvogëlojë ekspozimin e sistemit ndaj një burimi të vetëm.

Për Shqipërinë, çështja nuk është vetëm mjedisore. Një vit me prurje të dobëta mund të kthehet në problem ekonomik nëse prodhimi vendas nuk mjafton dhe mungesa duhet të mbulohet me energji të importuar. PKEK e vendos pikërisht ndryshimin e disponueshmërisë së burimeve të rinovueshme si një nga pasojat që duhet marrë parasysh në projeksionet afatgjata të sistemit energjetik./ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?