“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ishte Zebervoki. Ndër të tjera, ai sqaroi të vërtetën e largimit të tij nga policia e shtetit.
"Unë mora një vendim që s’kishte të bënte fare me situatën që po ndodh në Shqipëri dhe ishte diçka që lidhej me një zgjedhje, me një dëshirë për t’i lënë më tepër kohë dhe hapësirë projekteve të mia. Pashë që pasi bëra statusin, më kishin dedikuar tituj, heroi i popullit, e të tjera. Kjo nuk më pëlqeu sepse isha i qartë në statusin tim se pse e mora atë vendim dhe kur pashë ato lloj dedikimesh të padrejta, meqë u mor në këtë konotacion, vendosa të mos tërhiqem. Vendimin tim publiku nuk do e marrë vesh, dua ta mbaj për vete, nuk dua ta bëj publike. Nga unë në vazhdim, do bëj publike vetëm projektet artistike, nuk dua të bëhem pjesë e titujve të tillë. Unë nuk e kam ndjerë atë kauzë."
Lexo edhe
AKTUALITET
Stuhia në Sarandë, Policia Kufitare shpëton 8 mjete lundruese në det, dy skafe fundosen në portin e Limjonit

Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

Stuhia e verës që “ktheu” dimrin, 20 të lënduar dhe dëme të mëdha në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

Tmerri në avionin e linjës Selanik-Gjermani, pasagjeri serb që u tërhoq nga dritarja rrëfen momentet e frikshme. Gruaja: E shpëtoi një sh...

Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz





